Ditën e djeshme, një 20 vjeçar nga Kruja e ndërmori veprimin tragjik kur vendosi të shkojë në kishën e fshatit dhe ti konsumonte helmin. Edhe pse ia doli të shpëtojë, ndërroi jetë tragjikisht rrugës për në spital.
Kujtojmë se rast I trishtë është edhe ai I nënës 29 vjeçare në Vlorë, që konsumoi helmin në mës të qytetit të Vlorës, e më pas la amanetin për dy vajzat e saj.
Çfarë ndodhi dje:
Një 20 vjeçar vendosi ti jap fund jetës tragikisht në Krujë.
Gjon Dobrozi nga fshati Gramëz ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Pasi ka marrë një sasi të konsiderueshme fostoksine ka shkuar në kishën pranë fshatit për të kryer vetëvrasjen.
Mesa duket në gjëndje paniku ka lajmëruar të vëllanë. Familjarët e kanë marrë në makinë me qëllim transportimin e tyre drejt spitalit “Nene Tereza” të Tiranës ku dhe humbi jetën.
Ish-kreu i komunës vetëhelmohet në makinë
Ish-kryetari i Komunës Baz, në Burrel, është gjetur në gjendje të rëndë në mjetin e tij, pasi ka tentuar të vetëhelmohet, por ndonëse u nis me urgjencë drejt spitalit, ai nuk arriti të shpëtojë.
59-vjeçari Fatmir Kurti mësohet se vuante nga një sëmundje, çka edhe ka ndikuar në gjendjen e tij psikologjike.
Një i ri nga Maminasi ka tentuar t’i japë fund jetës, duke pirë ilaç mizash.
20-vjeçari me inicialet S.B nga Maminasi është vetëhelmuar në banesën e tij duke konsumuar ilaç mizash, por fatmirësisht ka shpëtuar.
E reja vetëhelmohet në “Lungomaren” e Vlorës