• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTET/ Skandali me flamurin kuq e zi në Botërorin e Peshëngritjes dhe pse u bëmë qesharak në sytë e gjithë njerëzisë
Home
Ekskluzive

RASTET/ Skandali me flamurin kuq e zi në Botërorin e Peshëngritjes dhe pse u bëmë qesharak në sytë e gjithë njerëzisë

4 December, 2017 Q.Autor Breaking News, Ekskluzive, Jetë, Sport

Shqipëria ka marrë medaljen e artë në botërorin e peshëngritjes, por ky aktivitet ka shënuar edhe skandalin e radhës për imazhin e vendit dhe sigurisht, per kete faji bie mbi drejtuesit e federates se peshengritjes dhe te delegacionit tone ne kete event.

Ne momentin e shperndarjes se medaljeve per sportistet fitues, kur Romela Begaj po behej gati te ngjitej ne podin e nderit per te mare medaljen me te rendesishme jo vetem per te por edhe per Shqiperine, ate te kampiones se botes ne stilin e shkeputjes, ka ndodhur e pabesueshmja. Imazhi i vendit tone eshte bere te duket qesharak ne syte e gjithe botes, kur flamuri yne kombetar ishte jashte formatit zyrtar siç e percakton Kushtetuta e Republikes dhe standardi i nje eventi si ky.

Federata shqiptare e peshëngritjes është paraqitur ndryshe nga federatat e tjera me një një flamur qe mund te perdorej per çdo gje, por vetem per kometicione zyrtare sportive, JO. Siç edhe duket nga imazhi ne foto, si te mos mjaftonte qe eshte jashte standardit, ky i ashtequajtur flamuri ku e zi, eshte edhe jashte standardit zyrtar te paraqitjes se simbolit te shqiponjes.

Kjo nuk është hera e parë që simbolet e flamurit tone kombëtar përdhosen nga qoftë nga institucionet e huaja apo edhe ato shqiptare, duke mos i kushtuar shumë rëndësi imazhit të vendit tonë përsa i përket nje detaj kaq shume te rendesishem.

Një rast tjetër është edhe ai i vizitës së Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, në Maqedoni. Për “nder “të vizitës së parë zyrtare të një Presidenti Shqiptar ku  janë vendosur edhe disa flamuj kombëtar shqiptar në afërsi të Kuvendit të Maqedonisë, ku në një rast shihet se flamuri shqiptar është vendosur mrapsht, me kokë poshtë.

Po ashtu gjatë takimit ndërparlamentar BE – Shqipëri do të ndodhte një incident tjetër përsa i përket simboleve tona kombëtare. Flamuri shqiptar do të paraqitej me një yll të verdhë, incident i cili do të sillte më pas reagim zyrtar nga PE duke kërkuar ndjesë dhe duke e cilësuar si një gabim njerëzor.

Në inagurimin e Katedrales së Prishtinës “Nënë Tereza”, organizuesit mesa duket nuk i kishin kushtuar rëndësi imazhit të simboleve kombëtare, duke ‘ i hedhur’ në një cep flamujt kombëtarë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Por përdhosja e simboleve kombëtare nuk do të mungojë as në trojet shqiptare. Rasti i ‘tempullit’ të futbollit shqiptar, atij të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, do të ishte një tjetër mungesë vëmendje ndaj imazhit. Në foto shihet flamuri kombëtar i cili qëndron me kokë poshtë në stadium.

Fakti është se sot kudo ne bote, nuk ke me familje shqiptare qe te mos kete nje flamur kuq e zi sipas standarteve zyrtare ne shtepi. Nderkohe qe mesuam me kete rast, se vetem federata e Peshengritjes nuk e paska akoma nje te tille. Ndryshimi mes rastit skandaloz te ngritjes se atij flamuri qesharak ne çastin e marjes se medaljes se arte nga Romela Begaj ne Boterorin e Peshengritjes ne SHBA, tregon jo vetë papergjegjshmeri totale nga drejtuesit e kesaj federate, por çeshte me e keqja akoma, kjo tregon se ata per çdo gje mund te kene shkuar atje, por veç per marjen e nje titulli dhe ngjitjen e nje sportisti tone ne podiumin e medaljeve, jo.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Harta e familjeve mafioze që sundojnë Shqipërinë/ Të gjitha bandat sipas qyteteve
Previous article FOTO/ Keni ende shumë për të parë, Sara Hoxha premton se...

Q.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool Futboll

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool

BARAZIM ME GOLA/ Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në Botëror Futboll

BARAZIM ME GOLA/ Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në Botëror

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT