• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTET/ Si po ekzekutohen SHOKËT e Ervis Martinajt, ish oficerit të policisë i njohur si “mbreti i kazinosë”
Home
Ekskluzive

RASTET/ Si po ekzekutohen SHOKËT e Ervis Martinajt, ish oficerit të policisë i njohur si “mbreti i kazinosë”

16 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Atentati i ndodhur mbremjen e se shtunes në zonen e Astirit në Tiranë, ku u ekzekutuan brenda automjetit “Audi” dy persona, ka rikthyer edhe njeherë në vemendje emrin e Ervis Martinaj, i cili permendet jo rralleherë në ngjarje të tilla.

Kjo sepse një nga viktimat, Erigers Mihasi, ishte një nga personat me të afërt të Martinaj. Ky i fundit duket se lidhet edhe me ekzekutime te tjera qe kanë ndodhur dhe ajo që vihet re është se viktimat jane kryesisht njerëzit e tij më të afërt.

Por çfarë ndodhi me Mihasin:

Para tre vitesh Mihasi ishte shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok. Mihasi dyshohej edhe si i përfshirë në grabitjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë. Mirëpo fitoi lirinë për shkak se nuk iu gjetën prova.

Mbremjen e së dielës, drejt automjetit ku ai ndodhej u qëllua me plot 40 plumba duke e lënë të vdekur në vend. Sipas dëshmive, Mihasi po ruhej nga një ngjarje e tillë e mundshme, ndonëse ende nuk kemi emra të autorëve. Ajo çfarë dihet me siguri, është lidhja e tij me Ervis Martinajn.

Vrasja e Bujar Likës

Në maj të vitit 2020 në aksin rrugor Laç-Mamurras u vra Bujar Lika, edhe ky mik i ngushtë me Ervis Martinajn. Pranë tij u gjet një armë zjarri. I vrarë mbeti gjithashtu edhe Paulin Gjergji. Por policia dyshonte se “shënjestër” e atentatit ishte Bujar Lika, pikërisht për shkak të miqesise dhe lidhjeve me Ervis Martinajn.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Për shumë ky emër lidhet direkt me ngjarjen e ish Bllokut, ku Gaxha mbeti viktimë. Ai shoqërohej nga shoku i tij Ervis Martinaj, por pas konfliktit mbeti i vrarë nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Nga të shtënat u plagos edhe Martinaj.

Vrasja e Santiago Malkos

26-vjeçari” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt. Edhe Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-s, kur ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës.

Ai u ekzekutua ne 2019, me 10 plumba në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Por kush është Ervis Martinaj

Martinaj ka qenë oficer policie, por u largua pas operacionit të policisë kundër lojërave të fatit

Ervis Martinaj, është konsideruar dhe njihet si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale.

Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E DINIM/ Sot në "Love Story", por ja ku e paskemi parë më përpara Dean (FOTO)
Previous article "KUJDES NGA..."/ Besa Kokëdhima përfundon në spital, ja gjendja e saj shëndetësore (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur protestuesit heqin flamurin izraelit nga Ambasada në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur protestuesit heqin flamurin izraelit nga Ambasada në Tiranë

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI)

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT