Ne si popull jemi njohur gjithmonë si njerëz që “kënaqen me pak”. Këtë gjë e tregon dhe vetë historia e vendit tonë. E ndërsa për ankesa jemi të parët. Ajo çfarë nga mungon është vendosshmëria.
Vetë njerëzit kanë vite vite të tëra që ankohen për gjendjen e keqe ekonomike që kanë. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të emigrojnë jashtë drejt një jete më të mirë, apo të zgjedhin rrugë të tjera ilegale nga më të ndryshmet.
E ndërsa një ndër to është edhe vjedhja. Duke ditur se ne jemi një popull me harmoni fetare për tu pasur zili, dhe vizitorët nëpër këto institucione e ndërtesa janë të shumtë. Po ashtu dhe shuma monetare që lënë atje janë të shumta. E mesa duket disa kanë menduar që të “pasurohen” duke tentuar ti sulmojnë apo grabisin këto ndërtesa.
Disa nga rastet e trishta:
– Sulmohet nga persona të paidentifikuar xhamia e Bilishtit
Ditën e sotme xhamia e Bilishtit është sulmuar nga disa persona të paidentifikuar. Grabitësit kanë thyer xhamat e ndërtesës. E ndërsa mendohet se synimi i tyre ishte që të merrin arkën e xhamisë.
-Dhunohet dhe tentohet të grabitet Kisha e Shën Sotirit në Korçë para Krishtlindjeve
Këtë herë hajdutët kanë tentuar të “punojnë me mend”. Ata kanë ruajtur rastin e ardhjes së krishtlindjeve, për të grabitur Kishën e Shën Sotirit.
Kjo ngjarje ndodhi vitin e kaluar, një javë përpara ardhjes së festët së besimtarëve katolik. Por për fatin e mirë, hajdutët. vetëm kanë kryer disa dëmtime, por nuk kanë arritur të realizojnë grabitjen e tyre.
-Vjedhja e Katedrales në Korçë
Kjo ishte ngjarja e ndodhur këtë vit, rreth një muaj më parë.
Vjedhja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Grabitësit u hoqën si besimtarë dhe pasi hynë në ambientet e Kishës, arritën të vidhnin arkën e bamirësisë, duke marrë rreth 200 mijë lekë të vjetra.
-Vjedhja e xhamisë në Prishtinë
Hoxhë Ramadan Avdullahu ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e kamerave të sigurisë nga vjedhja e xhamisë në Hatunije të Prishtinës. Hoxha tha se xhamia u vodh në 22 Gusht nga një djalë i ri.
Ai madje kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve që t’i shpërndajnë sa më shumë pamjet e kamerave të sigurisë.
Por, me siguri ajo që nuk priste, ishte reagimi nga ana e besimtarëve. Sigurisht që e kanë kritikuar veprimin e të riut, por të njëjtën gjë kanë bërë gjithashtu edhe me hoxhën që shpërndau pamjet. Përmes komenteve në Facebook, ata thonë se hoxha nuk duhet t’i kishte shpërndarë këto pamje, por vetëm t’ia jepte policisë. Ndërsa për djalin e ri që vjedh paratë në xhami, thonë se është fëmijë që ka bërë një gabim dhe që ka nevojë për këshilla.


