Presidenti i Ilir Meta kërkoi sot ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), pasi ky institucion ka pajisur me certifikatë sigurie Gent Cakajn, i propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Jashtëm, brenda 24 orëve nga nisja e verifikimit. Kërkesa e Presidentit të Republikës për ngritjen e Komisionit Parlamentar Hetimor i është drejtuar Kuvendit dhe grupeve parlamentare këtë të premte.
Menjëherë pas deklaratës së tij, Lulzim Basha dha mbështetjen e tij (?) ku me ane te një deklarate u shpreh me vullnet të plotë të opozitës për të hetuar paligjshmërinë me DSIK.
“Nuk jam në dijeni të kërkesës së presidentit, por që prej publikimit dje të dekretit të Presidentit, ashtu siç bëra publike dhe në emisionin “Opinion” mbrëmë, kemi nisur punën për të hetuar në të gjitha format e mënyrat duke përfshirë dhe hetimin parlamentar, përgjegjësitë e DSIK-së, zv.ministrit Caka, ministrit Bushati, kryeministrit Rama dhe Shërbimit Informativ të Shtetit në dhunimin e ligjit për informacionin e klasifikuar sekret në Republikën e Shqipërisë dhe pasojat që kjo ka për sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s”, tha ai.
E megjithatë kjo duket se bie pak “ndesh” me deklaratën e PD para dy ditesh, ku me anë të Edi Palokës u dha mesazhi se opozita nuk donte të rikthehej në Kuvend, pasi shpëtoi sigurisht rrogat pas 6 muajsh.
Rastësi?!
/AlpeNews.al