• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTE TË REJA ME COVID NË BERAT/ Mes tyre mjekë, edukatorë e gjimnazistë
Home
Sociale

RASTE TË REJA ME COVID NË BERAT/ Mes tyre mjekë, edukatorë e gjimnazistë

7 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Dy mjekë të Qendrave Shëndetësore të fshatrave Velabisht e Cukalat janë infektuar me Coronavirus. Mjekët kanë qënë asimtomatikë por për shkak se kanë qënë kontakte të afërta të rasteve të mëparshme, ata kanë kryer tamponin dhe kanë rezultuar “pozitiv”. Mjekët e infektuar por edhe personeli mjekësor në këto qendra shëndetësore është karantinuar, ndërkohë që janë mbyllur përkohësisht të dyja qendrat. E infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe nje edukatore në kopshtin “10 Korriku” në qendër të qytetit.

Edukatorja kishte disa ditë e karantinuar,në pritje të përgjigjes së tamponit të bërë dhe pas konfirmimit të saj “pozitive”,Drejtoria e Higjenës në Berat ka dezinfektuar kopshtin dhe ka mbyllur edhe grupin e fëmijëve ku punonte edukatorja. Edhe në shkolla rastet me Covid-19 po shtohen. Pas konfirmimit “pozitiv” që prej fillimit të vitit shkollor të 9 mësuesve dhe 4 nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut,një tjetër nxënëse në gjimnazin më të madh të qytetit ka rezultuar “pozitive”.

Nxënësja e gjimnazit “Bab Dudë Karbunara” doli pozitive menjëherë pas infektimit të shoqes së saj të klasës dy ditë më parë. Burimet zyrtare të DSHP-së Berat konfirmojnë se,janë kryer dezinfektimet në kopshte e shkolla si dhe po kryhet hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit,ndërkohë që në Berat numri i rasteve aktive ka arritur në 121.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLET NJË KOPSHT NË BALLSH/ Mësuesja infektohet me COVID19, frekuentohej nga 100 fëmijë
Previous article "EDHE GJYSHJA MEZI..."/ Bebushja po vjen dhe mamaja e Ledrit s’i mbajti dot vetëm për vete emocionet (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT