Margaret Adenuga 68 vjeç kaloi nëpër tre procedura të mëparshme të Fekondimit in Vitro para se të sillte në jetë dy binjakë.

Bashkëshorti i saj Noah Adenuga, 77 vjeç u shpreh se kishin dëshiruar prej vitesh të kishin një fëmijë. Ai tha se nuk hoqën dorë kurrë edhe pas përpjekjeve të dështuara.

Unë jam një ëndërrimtar dhe isha i bindur që kjo ëndërr e veçantë e jona do të ndodhte një ditë”, u shpreh ai për CNN.

Doktor Adeyemi Okunoëo, i cili u kujdes për foshnjat, tha për CNN se një ekip specialistësh u mblodhën në spital për të monitoruar shtatzëninë për shkak të moshës së saj.

“Si një grua e moshuar dhe një nënë për herë të parë, ishte një shtatzëni me rrezik të lartë dhe gjithashtu sepse ajo do të kishte binjakë, por ne ishim në gjendje ta menaxhonim”, tha Okunowo CNN.

/Ora News.tv/