• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rast etik apo klinik? Pikëpyetjet psikologjike për “leshverdhën” e Gjykatës së Elbasanit
Home
Aktualitet
Kronikë

Rast etik apo klinik? Pikëpyetjet psikologjike për “leshverdhën” e Gjykatës së Elbasanit

1 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një “bionde por me lesh të verdhë ama”, siç thoshte Jovan Bregu te “Pallati 176”, besohet të jetë dhe ca ditë top-temë në media.

Enkeleida Kapedani, një ish-konkurrente për Miss në fillim të viteve 2000, u shfaq duke bërë sjellje dhe poza të forta sensuale në ambientin e punës, por në ç’ambient pa, në gjykatë, Gjykatën e Elbasanit, si kryetare e saj.

Kur sheh pamjet, të cilat ajo s’i mohoi, dhe merr infon se për çfarë është fjala, pra se ç’detyra ka ajo dhe ku është lëshuar frerësh, e para ke prirjen të dyshosh për vërtetësinë e tyre dhe e dyta, pasi vëren se gjithçka është e vërtetë, pret të flasin psikologët apo sociologët. Sepse, askush tjetër veç tyre nuk ka tagrin të flasë për këtë rast. Mirëpo ti sheh se po flet Artur Zheji dhe aty ngjarja pëson dhe një devijim akoma më të thellë, bëhet edhe më dramatike, edhe më qesharake.

Ajo çfarë ka ndodhur me Kapedanin të provokon një sërë pikëpyetjesh torturuese. Duke nisur që nga reagimi i saj kur thotë se nuk ndihet aspak krenare për ato pamje.

Tani, si mundet që të kesh prodhuar skena të tilla, në kushte ku vetëdija i ka të gjithë premisat të jetë në nivelin më të lartë, pasi nuk bëhet fjalë për “çaste aksidentale” por për sjellje të shtrira në kohë, te të cilat lexohet një afsh për të qenë e tillë, një shtojzvalle sensuale dhe shpirt aventure, e në fund të mos ndihesh krenare?!

Do kishte qenë pak më afër normales nëse sjellje të tilla t’i kishin përkitur jetës së saj private, tërësisht private, e dikush, djallëzisht, ta kish kapur në rol paparaci duke ia bërë publike. Sepse tej kostumit zyrtar ndodh që njeriu të ketë një tjetër kostum, ndoshta dhe të kundërt me atë zyrtar. Megjithatë edhe kjo është e diskutueshme.

Ndërkohë, ajo që duhet hulumtuar në këtë rast, është se çfarë aftësish apo treguesish skolastike e kanë çuar atë në majë të një gjykate. Pra, ka qenë ekselente, ka përgatitje të lartë profesionale? Logjikisht duhet t’i ketë patur. Por nëse i ka patur, një profil i tillë është larg çakërqejfeve vulgare të një adoleshence të tejzgjatur. Te jesh kryetare gjykate, do të thotë që ke sakrifikuar shumëçka në jetë për të arritur majën e një karriere të tillë si juriste. Sepse është fjala për një profesion që rrezaton dijen e thellë dhe deri diku një prirje drejt identitetit intelektual në publik.

Ndërsa ajo, Enkeleida Kapedani, me çfarë i ofronte publikut nga Tik Tok-u, të jep të kuptuar se nuk ka lidhje as me librin, as me mendimin, aq më pak me shkencat juridike. Madje ngjan me aso tipi që nuk ka mundur ta mbarrojë shkollën, pikërisht nga fakti që jeta hedoniste e ka vënë përposhtë.

Tej sjelljes, ajo ka preferuar dhe ta dokumentojë atë, pra të xhirohet. Edhe njëherë duhet theksuar: nuk është një çast, një humbamendje apo dehje çasti, ku për një moment, varësisht rrethanave rrëshqet; është një performancë e shtrirë në kohë dhe hapësirë, pa patur asnjë filtër vetëfrenimi apo vetëdijësimi për çfarë po bën. Kulmi është në skenat brenda ambienteve të gjykatës, në korridore dhe zyrën e saj. Vërtet e pabesueshme, vërtet për t’u analizuar e shpjeguar nga psikologë. Eshtë rast klinik e jo etik. Aq më pak politik.

Ajo mund të qe e korruptuar, kjo është mëse normale edhe në një kuptim njerëzor, por jo. Llogaritet të jetë e çmendur!(Tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIVORCI" BËHET ZYRTARE/ Juventus liron teknikun Sarrin, gati firma me klubin e Serisë A
Previous article ZBULOHET PRAPASKENA/ Lazio nuk humbet kohë, Tare i shkon në shtëpi ish-trajnerit të Juventus-it

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT