Kreu i KLSH, Bujar leskaj paraqet raportin vjetor.
Performance e kësaj fushe u vlersua nga Gjykata Austriake. Sipas gjyakatës ligji ka përmirsuar performance istiticionale. U shtua numri i auditimeve të performancës. Duke vlesuar arritjet e KLSh kemi marrë edhe sugjerime për përmirësimin e cilësisë. Përs i përket qëverisjes së brendshme dhe etikës kemi marr vlersim pozitiv, me system vetvlersues per planin strategjitk. Kemi promovuar transparencën dhe llogaridhënien.
Strategjiam jonë për sa i perket etikës dhe integritetit: Institucioni yne dha mkontribut në formoimin e Kodit të Etikës”.
Përmes këtij dokumenti, (nganjëherë i cekur si regjistri 300 fletësh) ECA certifikon llogaritë e shpenzimeve dhe të ardhurave për gjithë buxhetin e BE. Kjo bazuar në rezultatet e auditimeve mbi bazë kampionimesh, rezultate që ekstrapolohen sipas softeve kompjuterike dhe bëhen të vlefshme për gjithë populacionin/ buxhetin e BE. Mbi këtë bazë arrihet në dhënien e konkluzionit dhe lëshimin e opinionit mbi sigurinë e deklaratave financiare të hartuara nga Komisioni. Opinioni DAS jepet për të ardhurat totale dhe shpenzimet totale dhe në rastin e shpenzimeve edhe për grupet individuale. Interesant është fakti, se për herë të parë, ECA për llogaritë vjetore të vitit 2016 lëshoi opinion të kualifikuar për buxhetin e përgjithshëm të BE përmes DAS, pasi që nga krijimi i Gjykatës opinioni kishte qenë negativ Burimet kryesore për të hartuar DAS janë:
a) Sistemi i kontrollit dhe administrimit të Komisionit Evropian,
b) Raporti vjetor i aktivitetit të BE,
c) Përdorimi i punës së të tjerëve,
d) Testimet substanciale.
Ish-anëtari i Tribunalit Evropian të Auditimit, Z.Kubik shpjegoi raportet e speciale të auditimeve që hartohen në Gjykatë dhe bashkëpunimin e ECA-s me OLAF për rastet e investigimit të mashtrimeve të identifikuara. Numri i këtyre raporteve, sipas ekspertit të financave, arrin mesatarisht nga 8-10 në vit.
Metodikat dhe udhëzuesit që zbatohen në përditshmërinë e aktivitetit të auditimit të ECA-s, nevoja për metodologjinë dhe udhëzimet e standardizuara të përfshira në Piramidën Metodologjike të Kuadrit të ECA-s, (ku Standardet e Auditimit të Jashtëm janë shtylla kurrizore e metodologjisë); teknikat dhe mënyra e zgjedhjes së provës/ mostrës/ kampionit sipas Metodës së Njësisë Monetare (NUS); dallimet midis ISA dhe ISSAI-t; shpjegimet dhe udhëzimet se kur mund të përdoret puna e audituesve të tjerë, etj.; dallimet midis sigurisë së kufizuar dhe sigurisë së arsyeshme; dallimet midis termave “materialitet” dhe “persuasiveness”, etj., ishin disa nga çështjet që morën vëmendjen e audituesve te KLSH.
Tipologjitë kryesore të auditimeve që zbatohen nga IAP janë:
•Auditime të dizenjimit (këto kryhen vetëm njëherë në fillim të proceseve, kur nis krijimi dhe kompozimi i institucioneve që do menaxhojnë dhe administrojnë ndihmën financiare evropiane);
•Auditime të sistemeve, (njësoj siç realizohen nga ana jonë dhe mbështetur në udhëzuesit e INTOSAI-t)
•Auditime të operacioneve (që janë auditet e projekteve dhe kryhen pranë çdo përfituesi apo beneficiari);
•Auditime tematike mbi instrumentet e inxhinierisë financiare;
•Auditime specifike (audit mbi ujditë e mundshme të operatorëve konkurrues pjesëmarrës në tenderat me fondet publike).


