• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI: Shkencëtarët që folën për Covid-19 u kërcënuan me dhunë ose me vdekje
Home
Jetë

RAPORTI: Shkencëtarët që folën për Covid-19 u kërcënuan me dhunë ose me vdekje

14 October, 2021 s.autor Jetë

Një pjesë e madhe e shkencëtarëve – më shumë se një në tre, të cilët folën në media për pandeminë Covid -19 dhe vaksinat janë kërcënuar me dhunë ose vdekje, sipas një raporti të ri të revistës shkencore Nature.

Raporti përfshiu 321 shkencëtarë nga vende të ndryshme (Australi, Britani, Gjermani, Kanada, Brazil, Zelandë e Re, Tajvan, etj.), nga të cilët 15% raportuan se ata ose familja e tyre  u kërcënuan me vdekje kundër 22%  që u kërcënuan me dhunë fizike ose seksuale, ndonjëherë edhe përmes telefonatave në shtëpi, ndërsa të tjerët janë kërcënuar me email ose komente dhe postime në rrjetet e ndryshme sociale.

Ndoshta më i njohuri është rasti i Anthony Fauci, këshilltarit kryesor amerikan për pandeminë, i cili u detyrua të punësonte  truproja, pas kërcënimeve të  vazhdueshme me vdekje kundër tij dhe familjes së tij.  Në Gjermani, “zëri shkencor” më i famshëm për koronavirusin, virologu Christian Drosten, mori kërcënime në një shishe me lëng në të cilën shkruhej”pozitiv” dhe një shënim që i kërkonte ta pinte atë. Në Belgjikë, virologu Mark Van Ranst dhe familja e tij u dërguan nga policia në një strehë të sigurt kur një snajperist nisi  një “gjueti” për virologët.

Më shumë se 25% e shkencëtarëve raportuan se kanë marrë kërcënime nga mediat sociale. Të paktën gjashtë shkencëtarë janë sulmuar fizikisht. Pothuajse 60% e shkencëtarëve janë kritikuar për besueshmërinë e tyre. Mbi 40% thanë se ndiheshin të ngarkuar emocionalisht ose psikologjikisht, ndërsa 30% thanë se reputacioni i tyre kishte rënë.

Sa më shpesh, ata të binin viktima të sulmeve të tilla verbale në internet, aq më shumë kishte gjasa që shkencëtarët të ishin më pak të prirur për të folur me mediat sociale për koronavirusin, vaksinat, etj. Kjo është shqetësuese duke pasur parasysh dezinformatat pseudo-shkencore tashmë të përhapura rreth koronavirusit dhe vaksinave.

Sidoqoftë, 85% e shkencëtarëve thanë se përvojat e tyre me mediat gjatë pandemisë ishin “kryesisht” pozitive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI: Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019
Previous article VIDEOLAJM/ Ulen temperaturat, Korça “zgjohet” e zbardhur nga dëbora

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT