• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI SEKRET/ Hartuesi i programit të Bashës, njeriu që licencoi universitetet kioska
Home
Politikë

RAPORTI SEKRET/ Hartuesi i programit të Bashës, njeriu që licencoi universitetet kioska

3 February, 2021 s.autor Politikë

Lulzim Basha prezantoi sot programin e tij për arsimin, ku një ndër hartuesit e tij është dhe ish-ministri i Arsimit në kohën e Berishës, Myqerem Tafaj. Ky i fundit, bashkë me Berishën kujtohen dhe për licencimin e një numri të madh universitetesh kioska të cilët prodhuan diploma pa fund gjer në mbylljen e tyre pas 2013-s. Mungesë infrastrukture, pedagogësh, kontrata të paligjshme kontraktuale, mungesë pjesëmarrjeje nga ana e studentëve, diploma që lëshohen me klering, në këmbim të lyerjes së institucionit apo të prodhimeve blegtorale e druve të zjarrit, janë të dhënat e frikshme të auditit që doli për pjesën dërrmuese të universiteteve të licencuara nga qeveria “Berisha”. Sikurse mund të shihni dhe nga këto dokumentet, është pikërisht Kryeministri Sali Berisha i cili ka firmosur personalisht licencimin e universiteteve “kioska”.

Kujtojmë që edhe Renzo Bossi, djali i liderit të Lega Nord, Umberto Bossi, është diplomuar në Shqipëri në shtator të vitit 2010 për Administrim Biznes në Universitetin privat “Kristal” pa ardhur fare në Shqipëri. Ndërkohë në një raport sekret që Organizata Ndërkombëtare e Monitorimit të procesit (ONM), ka lënë në tavolinat e Komisionit të Përhershëm të Kualifikimit (KPK) dhe të Kolegjit të Apelimit (KA), fshihet skandali me nivelin dhe cilësinë e arsimimit, diplomimin, kualifikimet pas-universitare dhe titujt e gradat shkencore të dhëna gjatë kohës që në qeveri ishte Berisha. Sipas raportit sekret të ONM, nga 730 prokurorë e gjyqtarë, 232 prej tyre kanë marrë “Master”, tituj e grada “Prof.Dr, Prof.Ass. Kandidat Shkencash, Dr, As. Prof. dhe lloj-lloj titujsh e diplomash të tjera, në ish-universitetet tezga “Kristali”, “Vitrina” e kioska të tjera të cilat u licencuan gjatë qeverisjes së PD-së. Skandali thellohet më tepër, kur mëson se ONM, ka zbuluar 19 prokurorë dhe 17 gjyqtarë, pa shkollë mesme të përfunduar (me 2-3 vite), por në dosje kanë futur diploma që tregojnë “shkollë të përfunduar”, madje me nota mesatare 8-9, si rasti i kryeprokurorit Lalla, 7 pret të cilëve, kanë qenë ish-drejtues prokurorie, në rrethe me “ngarkesë pune”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I TRISHTË PËR RUDINA HAJDARIN/ Humb njeriun më të dashur në familje (FOTO)
Previous article ASTRIT PATOZI/ Sikur të mos kenë kaluar 4 vjet

s.autor

Postime të ngjashme

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj Politikë

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT