• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Raporti sekret britanik: Rusia po tenton ta “gllabërojë” Ballkanin, BE ka humbur…
Home
Europë

Raporti sekret britanik: Rusia po tenton ta “gllabërojë” Ballkanin, BE ka humbur…

17 July, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Një raport sekret britanik i publikuar nga B92 bën të ditur se Ballkani ka ikur nga orbita e BE-së dhe atij po afrohet Rusia, Turqia dhe Kina.

Siç bën të ditur raporti, aktorët e jashtëm, ku përfshihen pra këto tre vende, kanë mbushur një zbrazëti të krijuar nga neglizhimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit.

Raporti i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, i ka shkruar qeverisë së Theresa May dhe s i sugjeron Londrës se “ndikimi i Rusisë në rajon është i dobët, për shkak se prania e saj ekonomike është e kufizuar.

Pavarësisht nga kjo, Rusia është e aftë të shfrytëzojë problemet e rajonit dhe të dëmtojë përparimin e saj drejt paqes, prosperitetit dhe, përfundimisht, anëtarësimit në BE dhe NATO”.

Sipas B 92, Ministria e Jashtme Britanike ka bërë të ditur se një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat ballafaqohet rajoni është ndërhyrja në rritje e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, siç shihet në tentativën e komplotit të grushtit të shtetit në Mal të Zi në tetor 2016 , si dhe në aktivitetet destabilizuese të liderëve politikë në Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Policia e Srpska-s po blinte armë nga Rusia, duke ushqyer frikën e aftësisë së Rusisë për të destabilizuar zgjidhjen e brishtë të paqes në Bosnje-Hercegovinë“, thuhet në raport.

“Rusët, siç bëjnë në vende të tjera, po përkeqësojnë situatën edhe ashtu të keqe. Kjo është një nga aftësitë e tyre të mëdha”, tha nga ana tjetër Robert Cooper, një ish-diplomat i BE-së në mbledhjen e komitetit të parlamentit britanik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Poroshenko: Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e avionit ku humbën jetën 298 njerëz
Previous article FERMAT ME KANABIS NE AUSTRALI/ Policia: Shumica e tyre drejtohen nga GRUPET KRIMINALE SHQIPTARE

k.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT