• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI/ Rreth 59 000 shqiptarë morën nënshtetësi të vendeve të BE në 2017
Home
Sociale

RAPORTI/ Rreth 59 000 shqiptarë morën nënshtetësi të vendeve të BE në 2017

6 March, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Në vitin 2017 morën nënshtetësi në vendet e BE-së 58 900 persona, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat. 97% e tyre kanë marrë nënshtetësi italiane, ose greke. Në raport me një vit më parë, kur ishin rreth 67.5 mijë persona, duke arritur nivelin rekord, numri i tyre ka rënë me rreth 13%.

Shqiptarët renditen të dytët përsa i përket marrjes së nënshtetësisë, pas marokenëve, që ishin grupi më i madh me 67 900 persona që morën nënshtetësi, nga të cilët 83% në Itali, Spanjë, ose Francë.

Në total, thotë Eurostat, në vitin 2017 rreth 825 000 persona morën nënshtetësi në një shtet anëtar të Bashkimit Europian, në rënie nga 995 000 në 2016 dhe 841 000 në 2015.

Nga numri i përgjithshëm i personave që kanë shtetësinë e një prej Shteteve Anëtare të BE-së në vitin 2017, 17% ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin qytetarë jo-shtetas të BE-së ose persona pa shtetësi, shkruan Monitor.

Pas Shqipërisë dhe Marokut në vend të tretë ishte India (31,600, mbi 53% e fituar shtetësinë britanike), Turqia (29,900, mbi 50% fituan shtetësinë gjermane), Rumania (25,000, 32% fituan shtetësinë italiane), Pakistani 100, 45% fituan shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar), Poloni (22,000, 63% kanë fituar shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar ose Gjermani) dhe Brazili (21,600, 74% kanë fituar nënshtetësinë e Italisë ose Portugalisë).

Marokenët, shqiptarët, indianët, turqit, rumunët, pakistanezët, polakët dhe brazilianët përbënin së bashku (34%) të numrit total të personave që morën shtetësi të një vendi të BE-së në 2017. Rumunët (25 000 persona), polakët (22 000) dhe britanikët (15 000) ishin tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së që morën shtetësi të një shteti tjetër të BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA NDAJ GJYQTARIT/ Përjashtohet Kamza nga kampionati, ja masa ekstreme për presidentin Qarri
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Reperja shqiptare do të publikojë një këngë me të dashurin

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT