• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Raporti i risqeve globale në 2018: Në Shqipëri dominojnë rreziqet fiskale
Home
Ekonomi

Raporti i risqeve globale në 2018: Në Shqipëri dominojnë rreziqet fiskale

18 January, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Forumi Ekonomik Global ka publikuar sot raportin e rreziqeve globale për vitin 2018.

Për Shqipërinë, rreziku kryesor renditet ai i krizës fiskale, që është konsideruar si i tillë nga 62% e të anketuarve. Përqindja e bizneseve që mendojnë se rreziqet fiskale në Shqipëri janë të mëdha, është shumë më e lartë se në vendet e tjera të rajonit, ku në Serbi ai është risku i tetë (me 20.6%), Në Maqedoni, një vit më parë ishte i shtati me 19.5% (këtë vit Maqedonia nuk është në renditje), në Bosnjë është shqetësimi i 11 me rreth 11% të totalit të bizneseve që ankohen për të, në Mal të Zi i treti. Ndryshe nga Shqipëria, vendet fqinje të Rajonit si rrezik kryesor kanë të listuar papunësinë, që është në fakt dhe shqetësimi më i madh global.

Edhe vitin e kaluar ishin sërish çështjet fiskale rreziku kryesor i raportuar nga bizneset, por përqindja ishte më e lartë, në rreth 73%. Ndërsa në 2016-n ishte emigracioni, rreziku kryesor i cilësuar nga bizneset.

Në vend të dytë është tregtia e paligjshme, me 52% të të anketuarve që e kanë përmendur këtë si një problem. Perceptimi për këtë rrezik është rritur, pasi një vit më parë ai ishte shqetësimi i katërt.

Në vend të tretë është dështimi i mekanizmave financiarë, ose institucioneve, me 48% të të anketuarve, ndërsa një vit më parë ai kishte qenë shqetësimi i pestë.

Shqetësimi i katërt ka vijuar të jetë rreziku nga terrorizmi, me rreth 48% të të anketuarve, që e kanë konsideruar këtë një probem.

Interesante është që papunësia, që është shqetësimi më i madh global, në Shqipëri është renditur në vendin e 11, dhe vjen pas ngjarjeve të tilla si vjedhja e të dhënave, kolapsi i shtetit, ndryshimet ekstreme të motit, katastrofave natyrore, goditjes së çmimeve të energjisë.

Nga lista e rreziqeve globale, të anketuarve, që janë drejtues biznesesh, u është kërkuar që të zgjedhin pesë rreziqet globale për të cilat ata janë më të shqetësuar se do të ndikojnë në procesin e të bërit biznes gjatë 10 viteve të ardhshme. Përqindja tregon peshën e të anketuarve që e kanë zgjedhur rrezikun në mes të 5 shqetësimeve kryesore.

Në Serbi, shqetësimi kryesor i bizneseve është dështimi i qeverisjes kombëtare. Në Mal të Zi, shqetësimi kryesor është papunësia, në Bosnjë është po ashtu papunësia.

Në rang global shqetësimet më të mëdha janë papunësia, kriza fiskale, dështimi i qeverisjes, destabiliteti politik, goditja e çmimeve të energjisë, terrorizmi etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mijëra përdorues të Instagramit po bien pre e këtij mashtrimi
Previous article Një vit nga Presidenca e Trump dhe "gozhda në arkivolin e rendit liberal botëror"

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT