• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI/ Prokurimet publike, Shqipëria e para në rajon për mirëmanaxhimin e financave
Home
Ekonomi

RAPORTI/ Prokurimet publike, Shqipëria e para në rajon për mirëmanaxhimin e financave

16 April, 2018 F.autor Ekonomi

Shqipëria është vendi më i suksesshëm në rajon për efektshmërinë dhe konkurrëncën për fitimin e kontratave publike.

Këtë e provon raporti vjetor për të dhënat e sistemit të prokurimit publik për vitin 2017.

Të dhënat e këtij raporti tregojnë se numri total i ofertave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë në Sistemin e Prokurimit Elektronik ishte rreth 170 mijë, ndërsa pothuajse 20 mijë biznese të reja, vendase dhe të huaja, konkuruan për herë të parë për përfitimin e kontratave publike.

Kjo ndodhi pasi gjatë vitit 2017 u lançua për herë të parë aplikacioni “E-Procurement Albania” për ofertimin në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël nëpërmjet smartphone, duke rritur ndjeshëm konkurrencën pasi operatorët ekonomikë e kanë më të thjeshtë pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël.

Pavarësisht kësaj, Shqipëria është vendi me raportin më të ulët të prokurimeve publike në përqindje të PBB në rajon.

Niveli prej 7% është i barabartë me shpenzimin për prokurime në Bosnje dhe në Malin e Zi, por ndjeshëm më i ulët se vendet e tjera, ku në Kroaci ky raport arrin deri në 13% të PBB-së.

Për shkak të automatizimit, fondi i kursyer në prokurimet elektronike me vlerë të vogël, gjatë 2017-s, rezulton në vlerën 18% të të gjithë fondit limit të prokuruar.

Kursimi për taksapaguesit, vetëm në këtë zë të shpenzimeve, arrin në disa milionë dollarë.Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Bexhet Pacolli “qytetar nderi”… kush?
Previous article “Champions League” i sezonit të ardhshëm, skuadrat që ka siguruar fazën e grupeve

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT