• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI PËR SHËRBIMET/ Rinasi REKORD për çmimet e shtrenjta, vonesat në fluturime dhe…
Home
Ekonomi
Portret

RAPORTI PËR SHËRBIMET/ Rinasi REKORD për çmimet e shtrenjta, vonesat në fluturime dhe…

6 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Krahas biletave të shtrenjta, shqiptarët përballen me vonesa të tejzgjatura në aeroporte.

Pritjet në Rinas, ose në aeroporte të tjera të Europës me destinacion Shqipërinë kanë arritur rekord në pjesën e parë të vitit, duke kulmuar në korrik. Nuk kanë qenë të pakta as anulimet e fluturimeve, duke prishur planet e udhëtimeve apo pushimeve të dhjetëra pasagjerëve.

Autoriteti i Aviacioniit Civil bëri të ditur se, nga të dhënat zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017.

Shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve, grevave apo kushteve të motit.

Por edhe rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara. Në muajin Korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta më e gjata, dhe 20 minuta më e ulëta në ditë.

Mund të ankoheni dhe të merrni kompensim

Si rrjedhojë e plotësimit të numrit të madh të formularëve nga pasagjerët është rritur numri i kompensimeve gjatë muajit korrik 2018, nga 140 që ishte në muajin e kaluar shifrat shkojnë në 160, duke u rritur me 20 pasagjerë që do të marrin rreth 250 euro kompensim për vonesat mbi 3 orë të kompanive ajrore.

Shifra pritet të rritet edhe më shumë në muajt në vijim, kjo e lidhur me numrin e madh të formularëve të ankimimit, që janë plotësuar nga qytetarët, për shkak të vonesave të shënuara në muajin korrik. Procedurat e kompensimit variojnë deri në 6 javë, dhe nëse kompania nuk i jep qytetarit përgjigjen e duhur. Atëherë çështja ndiqet nga ekspertët e AAC-së, me kërkesë të vetë pasagjerit.

Pavarësisht vonesave

Referuar të dhënave të paraqitura në grafikun e muajit Qershor, kompania ajrore “Blue Panorama” është mbizotëruese në treg duke mbuluar fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Qershor 2018, me 18% të totalit. Ndjekur nga “Albawings” me 12% të totalit, “Ernest s.p.a” me 10% të totalit dhe Alitalia me 9% të totalit mujor.

Nisur nga këto të dhëna, Autoriteti thekson se Italia vazhdon të zotërojë përqindjen më të madhe të tregut të transportit ajror për muajin Qershor 2018, duke zënë 49% të totalit, ndjekur nga Turqia me 9%. Nëse referuar shifrave do të analizonim ecurinë e tregut të transportit ajror në vendin tonë për muajin Qershor 2016-2017-2018, vëmë re se kemi një rritje të numrit të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit, vit pas viti.

Nisur nga të dhënat mbi operatorët ajrorë, përsa i përket rritjes/rënies së fluksit të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Qershor 2016-2017-2018, vëmë re se numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me kompaninë Wizz Air në muajin Qershor 2018 ka shënuar një rritje prej 281.00% e krahasuar me Majin e 2017, sikurse edhe kompania Albawings, e cila ka nje rritje prej 84.75% nga Qershori i vitit 2017- Qershor 2018. Kompania ajrore “Transavia” ka humbur treg, duke shënuar një rënie në numrin e pasagjerëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë me të në muajin Qershor 2018 me rreth -44% krahasuar me Qershorin e 2017.

Shtimi i turistëve të huaj rrit fluturimet me “charter”

Autoriteti ka dhënë informacion edhe për fluturimet me charter. Në Qershor të 2018 shifra shkon në 44.392 pasagjerë më shumë, krahasimisht me vitin 2017, ka pasur rritje nga viti 2016 në vitin 2017 duke  shënuar një rritje të fluksit. Sipas të dhënave në tabelën më poshtë vemë re se numri i pasagjerëve që fluturojnë me charter ka pësuar një rritje nga viti në vit ndaj totalit të pasagjerëve.

Por në vitin 2018 është më e dukshme rritja pasi ato përbëjnë 16.42% ndaj totalit, ndërkohë që në 2017 ka qënë 9.30% dhe në 2016, 9.28% dhe këtu nuk përfshihen muajt e pikut që janë Korriku dhe Gushti, ku pritet një rritje e konsiderueshme. Për sa i përket numrit të pasagjerëve të fluturimeve charter  për muajin Maj 2018 ka patur trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%, kjo si rredhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Presidenti i "çmendurive", Meta fiksohet me sportet ekstreme. Ja çfarë ka bërë një ditë më parë...
Previous article BAZA E NATO NË KUÇOVË/ Mediat e huaja: Arsenali mbrojtës i Shqipërisë drejt...

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT