Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minnitti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Tiranë, është takuar mëngjesin e sotëm me homologun shqiptar, Fatmir Xhafaj.
Pjesë e vizitës zyrtare është edhe delegacioni i nivelit të lartë të ministrisë dhe policisë italiane.
Sot jepen rezultatet për monitorimin ajror për vitin 2017 për kanabisin.
Dy ministrat janë takuar pak ditë më parë më 24 tetor në Trieste në Samitin rajonal mes Ministrave e krerëve të policisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vizita e Ministrit italian Marco Minniti sjell një interes të veçantë mediatik për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, rrjedhë e shkatërrimit të një bande të strukturuar italo-shqiptare e hipotezës së përshirjes në të, të ish-Ministrit të Brendshëm italian Saimir Tahiri.
Sakaq është zbardhur edhe axhenda e vizitës së ministrit italian në Tiranë.
Në orën 11:00, ministri Marco Minnitti do të takojë Presidentin Ilir Meta, e më pas në 11:30 do të takohet me kryeministrin Rama. Pas këtyre ktakimeve, ministrat e ërendshem do të zhvendosen në Pallatin e Kongreseve, ku do të vijohet me prezantimin e rezultatve të monitorimit ajror.


