• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI PËR GJASHTË MUJORIN/ OSHEE: Humbjet zbresin në 25.4 përqind. Rriten arkëtimet
Home
Ekonomi
Portret

RAPORTI PËR GJASHTË MUJORIN/ OSHEE: Humbjet zbresin në 25.4 përqind. Rriten arkëtimet

6 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A) ka publikuar të dhënat bazë të aktivitetit të saj 6-mujor, duke konfirmuar rrugën pozitive të rimëkëmbjes dhe stabilitetit në sektorin e energjisë elektrike.

Treguesi kryesor, niveli i humbjeve në rrjet, periudha janar-qershor 2018, ka shënuar nivelin e 25.4 nga 28.6% që ishte në 2017, për të njëjtën periudhë, ndërkohë para nisjes së reformës, niveli i humbjeve ishte 45.3%.

Për tu theksuar, është fakti se në muajin qershor 2018, OSHEE arriti të zbrisë nivelin e humbjeve në nivelin 20.8%, tregues ky optimist për realizimin e objektivave të vendosura nga qeveria dhe partnerët e huaj.

Elton Sevrani, Drejtor i Divizionit Tregtar, deklaron se, humbjet e energjisë janë ulur në raport me 6-Mujorin e parë 2017 me 3.2%. “Investimet përgjatë 2016-2018), administrimi i kompanisë si dhe angazhimi i punonjësve të OSHEE kanë rezultuar të suksesshme duke ulur nivelin e humbjeve dhe rritur të ardhurat. Pa harruar punën e vazhdueshme me kontrollet në terren, për matjen dhe reduktimin e vjedhjes së energjisë, projektet dhe planet e ndryshme të veprimit, të cilat kanë dhënë kontribut pozitiv në reduktimin e nivelit të humbjeve teknike dhe jo-teknike”, analizon Sevrani.

Në lidhje me arkëtimet, totali si 6-mujor i parë 2018 arriti në 33.4 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më tepër se ne 2017, pra me rritje 4.7%.

Normës së Arkëtimit ndaj faturës pararendëse, e cila në 6-mujorin 2018 arriti 101.2% (për disa vite ka qenë rreth 70%), me rritje në masën 2.8% në raport me 6-mujorin 2017.

Të dhënat më lart, janë rezultat i realizimit të planeve të punës dhe ndërgjegjesimit të klientëve për pagesat në kohë të faturave të energjisë elektrike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Një mbrojtës i majtë firmos me KAMZËN, vjen nga klubi i MILANIT
Previous article ALEX SANDRO tek PSG/ JUVENTUS hidhet në sulm për mbrojtësin MADRILEN

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT