Zëdhënësi i presidentit e konsideroi një trakt të porositur opinionin e Komisionit të Venecias, që ka mbërritur në Tiranë, duke theksuar se duhet ta harrojnë që presidenti mund ta marrë parasysh atë.
“ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!
E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
DËGJONI Bundestagun!
ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!” thotë zëdhënësi i Metës.
Më parë presidenti Ilir Meta ka pas thënë se do të jepte dorëhqje, nëse Komisioni i Venecias konstaton shkelje të Kushtetutës:
“Të thotë Komisioni i Venecias që presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë…”, deklaronte Meta.
Me sa duket është nxituar kur e tha këtë.


