“Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna”.
Ky nen në ligjin e pensioneve u fut për herë të parë pas ndryshimit të skemës në vitin 2014. Për kulturën shqiptare, ishte një novacion i madh. Por duket që nga viti 2015, kur ligji hyri në fuqi, jo pak baballarë kanë përfituar nga ky ndryshim.
Ndaj, gjatë vitit 2017, rreth 547 prej tyre, nga 117 që ishin gjatë vitit 2016, kanë përfituar nga kjo e drejtë, në pamundësi që nënat, për arsye objektive, të qëndrojnë në shtëpi, pas 63 ditëve të lindjes. ISSH, siguri e së ardhmes suaj!”, shkruan Hado në postimin e tij në “Facebook”.
Pse e marrin burrat lejen
Periudha e sigurimit, pra, e pagesës pa shkuar në punë, është 365 ditë. Nënat mund ta marrin lejen 60 ditë para lindjes së foshnjës me vazhdim deri në 63 ditë pas lindjes. Më pas, këtë të drejtë mund ta përfitojë edhe babai. Pagesa e periudhës së kujdesit për fëmijën është: 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes; 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim”.
Çdo çift e bën vetë llogarinë, por duket se çiftet që kanë zgjedhur të mbajnë babain si babysiter, ose kanë pasur nënat me punë shumë të mira dhe pagesa të majme, ose kanë pasur burrat në kushte të tjera, që i leverdiste të rrinë në shtëpi dhe të marrin 4 muaj 80 për qind të pagës neto, dhe pjesën tjetër të viti 50 për qind të pagës neto. Sidoqoftë, duket se skema, financiarisht, ia vlen edhe për burrat që rrisin fëmijë.


