• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Raporti konfidencial, degët e PD: Kritikët e Bashës sabotuan fushatën
Home
Shqipëri

Raporti konfidencial, degët e PD: Kritikët e Bashës sabotuan fushatën

11 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Baza e PD-së i është ankuar kreut Lulzim Basha se kritikët e tij kanë sabotuar indirekt fushatën elektorale të 25 qershorit të vitit të kaluar, gjë që sipas saj, thelloi humbjen në zonat ku ata ishin më parë të zgjedhur të PD-së.

Aktivistët e PD-së kanë përmendur emra konkretë përmes raporteve konfidenciale të hartuara pas mbylljes së procesit të analizës në mbarë vendin. Në Partinë Demokratike qëndrojnë të depozituara raportet e 53 degëve, që përmbledhin një analizë të hollësishme të shkaqeve që çuan në humbjen e thellë të zgjedhje të 25 qershorit. Krahas raportit të analizës, ka edhe një raport konfidencial për çdo degë të hartuar nga të deleguarit e kryetarit Lulzim Basha, në çdo qark.

Analiza konstaton se pothuajse në 90 për qind të degëve në zonat rurale, rezultati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me para të pista, apo përdorimi i administratës, si për shembull presioni për ndërprerjen e ndihmës eko-nomike dhe mënyra të tjera. Por, më afër zonave urbane rezultati i dobët i Partisë Demokratike është ndikuar nga faktorë të tjerë përfshirë ato të brendshmit. Pikërisht në këtë pikë janë përmendur emra konkretë të njerëzve që punuan kundër fitores së PD-së në zgjedhje, duke cituar kon-kretisht emrat e kundërshtarëve të Bashës në parti.

Burime për “Gazeta Shqiptare” konfirmojnë se bëhet fjalë kryesisht për zonat e qarkut të Shkodrës, të Vlorës, të Korçës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Dibrës etj. Lista e kandidatëve të 25 qershorit që mban firmën ekskluzive të Lulzim Bashës, rezulton të ketë sjellë një problem të madh, duke shkaktuar jo vetëm pakënaqësi tek votuesit, por edhe thellimin e problemeve në organizmin dhe funksionimin e strukturave. Me një rol jo të vogël në rezultat, analiza nxjerr edhe në marrëveshjen e 18 majit mes Bashës dhe Ramës, që solli mbylljen e çadrës së protestës dhe futjen e PD-së në zgjedhje. Koha e gjatë prej tre muajsh në çadër vonoi fillimin e fushatës së PD-së, ku baza e PD-së e pati të vështirë të përgatitej në kohë për 25 qershorin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri i përkohshëm i kombëtares italiane: Nuk vlejnë golat nëse Balotelli ka sjellje të keqe
Previous article Lewandowski dëshpëron tifozët e Bayernit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT