• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI/ Komiteti i Helsinkit: Në Maqedoni nuk luftohet sa duhet urrejtja etnike apo fetare
Home
Rajon

RAPORTI/ Komiteti i Helsinkit: Në Maqedoni nuk luftohet sa duhet urrejtja etnike apo fetare

20 July, 2018 g.autor Rajon

Vetëm për vitin 2017, Komiteti i Helsinkit ka regjistruar në Maqedoni 70 incidente të cilat janë shkaktuar në bazë të urrejtjes. Për 35 incidente arsyeja ka qenë përkatësia partiake, kurse për 34 përkatësia etnike.

“Në raportin vjetor, Komiteti Helsinki ka regjistruar 70 incidente të urrejtjes, përderisa organet zyrtare të cilat raportojnë, kanë raportuar vetëm për dy incidente të lajmëruara nga MPB dhe një incident të lajmëruar i cili udhëhiqet si proces gjyqësor”, tha Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

Nga Komiteti i Helsinkit thonë se policia, prokuroria apo gjykatat nuk i njohin krimet nga urrejtja. Jo trajtimi me gjuhën e urrejtjes prodhon incidente dhe krime, ndërsa viktima më të shpeshta janë të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë. Pasojat janë të këqija si për viktimat po ashtu edhe për kryerësin e veprës.

“Posaçërisht nuk jemi të kënaqur nga mënyra me të cilën organet e zbatimit të ligjit qasen ndaj këtij fenomeni, shumë shpesh nuk e njohin dhe sigurisht qytetarëve të cilëve u është e nevojshme edukim dhe të cilët duhet të dinë se ndonjëherë nuk janë viktima të dhunës, por se janë viktima të krimeve penale apo të krimeve si pasojë e urrejtjes”, deklaroi Hajdi Shterjova Simonoviç nga Komiteti i Helsinkit.

Më shpesh incidentet si pasojë e urrejtjes bëhen mes grupeve të tifozëve në baza etnike. Pjesa më e madhe e tyre ndodhin në Shkup, kurse linja e autobusëve 65 njihet si zonë ku të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas vazhdimisht rrihen.

Si krime nga urrejtja, Komiteti i Helsinkit i vlerëson edhe ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, por edhe vrasjen e tifozit të grupit “Komitët”, Nikolla Sazdovski.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zlatan është Zlatan, por ka edhe momente dobësie për suedezin (RASTET)
Previous article Sot i ka të ndaluara të tilla poza, por ja çfarë bënte dukesha më parë (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT