Një ditë pas lajmit për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë në BE, Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp duke thënë se opozita ka hedhur baltë ndaj vendit.
“Opozita ka përbaltur vendit duke thënë se u shtynë negociatat. Morëm dritë jeshile për çeljen e negociatave. Data për çeljen nuk janë asnjëherë imediate, por pas rekomandimit ka gjithmonë një hapësirë në mes. Vendosja e datën në 12 muaj nga sot është absolutisht një zgjidhje optimale, e cila e blindon perspektiven e Shqipërisë drejt BE”, është shprehur ai.


