• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Raporti i KE për zgjerimin/ Basha: Radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar
Home
Shqipëri

Raporti i KE për zgjerimin/ Basha: Radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar

9 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur raportin e KE për strategjinë për zgjerim të BE-së, e cila konfirmon vullnetin e unionit për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryedemokrati Basha thekson se forca politike që ai drejton është e angazhuar për integrimin europian të vendit, dhe hapjen e negociatave me BE.

 

Më tej, Basha ndalet tek pikat konkrete të raportit për Shqipërinë, duke theksuar se “Raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokonkuruese që duhet të reformohet thellësisht, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike”.

“Ky raport është një radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit”, shprehet kryedemokrati Basha.

POSTIMI I PLOTE
Shqipëria në BE eshtë aspirata më e lartë e gjithë shqiptarëve. Shqiptarët duan të jenë pjesë e vërtetë e Europës. Partia Demokratike e do Shqipërinë në BE. Unë personalisht dhe bashkëpunëtorët e mi kemi lobuar dhe vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë europianë që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Ky është investimi ynë ndaj gjithë shqiptarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Ne duam që negociatat të hapen edhe pse vendi përballet me shqetësime të rënda dhe serioze nga një sërë vendesh anëtare të BE-së në lidhje me krimin dhe drogën me origjinë nga Shqipëria dhe me emigracionin e paligjshëm nga bashkqytetarët tanë që kanë humbur shpresën dhe mundësitë të jetojnë në Shqipëri.

Ne shpresojmë që këto probleme të mos ndikojnë në vendimin për negociatat nga vendet e BE-së dhe të mos pengojnë hapjen e tyre. Me këtë rast përshëndes raportin për strategjinë për zgjerim të BE-së e cila konfirmon vullnetin e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

Por qartësisht përtej këtij vullneti politik, strategjia ngren probleme serioze dhe vë gishtin mbi plagët kryesore që ka vendi ynë.

Raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokonkuruese që duhet të reformohet thellësisht, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike.

Ky raport është një radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit.

Strategjia bën thirrje për ndryshime dhe transformime të vërteta demokratike për daljen nga ky realitet dhe thekson se procesi i integrimit nuk është proces mekanik por proces përqafimi real të vlerave dhe standarteve politike dhe ekonomike europiane.

Me këtë rast dua të theksoj vullnetin e Partisë Demokratike dhe timin për të ndryshuar politikën dhe ekonominë shqiptare duke përqafuar standardet dhe vlerat europiane, me qëllim futjen e Shqipërisë në BE brenda një dekade.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këtë veshje duhet ta ketë patjetër çdo grua shtatzënë (FOTO)
Previous article Zbulohet shifra, ja sa pagoi skuadra spanjolle për të marrë Sadikun

F.autor

Postime të ngjashme

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

"ZVËRNECI U BË PJESË E NJË LUFTE IDEOLOGJIKE"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij Politikë

"ZVËRNECI U BË PJESË E NJË LUFTE IDEOLOGJIKE"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend Breaking News

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT