• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I SENATIT AMERIKAN/ Normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor
Home
Nderkombetare

RAPORTI I SENATIT AMERIKAN/ Normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor

2 July, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Raporti i Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura për vitin fiskal 2021, thekson se normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Komiteti beson se SHBA-të duhet të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike për normalizim të raporteve me njohjen reciproke si element qendror. Një marrëveshje e tillë është në interes të dy shteteve dhe do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në raport

Tutje në këtë raport theksohet se Shtet e Bashkuara të Amerikës duhet të vazhdojnë mbështetjen e përpjekjeve diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike të normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Komiteti i Senatit Amerikan thekson se njohja reciproke duhet të jetë në elementi kyç për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu theksohet se Kosova dhe Serbia duhet të heqin dorë nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e një marrëveshje.

Në këtë raport theksohet se SHBA-të duhet të vazhdojnë të mbështesin tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie multi-etnike e cila ndërvepron me anëtarët e NATO-së përmes një procesi transparent që respekton dhe të gjitha të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe promovon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Së bashku me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, SHBA-të duhet të vazhdojnë përkushtimin ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur që Forca e Sigurisë së Kosovës të ketë personelin, kapacitet dhe resurset e nevojshme që të ushtroj misionin e saj kritik”, thuhet në këtë raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLGJ SHKRESË DVORANIT/ Zbardh argumentet pse e shkarkoi
Previous article TIFOZËT MARRIN LAJMIN E SHUMËPRITUR/ Seria A gati t’i hapë stadiumet në masën 25%

F.autor

Postime të ngjashme

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme Botë

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç Botë

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT