• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I PARLAMENTIT/ Nga deputetët më “llafazanë”, tek “memecët”
Home
Shqipëri

RAPORTI I PARLAMENTIT/ Nga deputetët më “llafazanë”, tek “memecët”

24 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Instituti  i Studimeve Politike, i drejtuar nga Afrim Krasniqi, ka publikuar raportin e monitorimit të performancës së deputetëve.

Në këtë raport është analizuar veprimtaria e 140 deputetëve të Kuvendit ku janë  vlerësuar deputetët me efikasitet të lartë. Katër deputetët më të vlerësuar janë:  deputeti i PS-së Erjon Braçe, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, socialistja Vasilika Hysi dhe demokratja Albana Vokshi.

Në renditje, Braçe dhe Tabaku kanë marrë të njëjtin vlerësim me 64 pikë, duke u renditur të parët. Ndërkohë që Vasilika Hysi është vlerësuar me 59.5 pikë, ndërsa Albana Vokshi me 57 pikë. Pikët maksimale në këtë vlerësim kanë qenë në total 100.

Ndërkohë që në këtë listim është bërë dhe vlerësimi i deputetëve më të dobët të Parlamentit. Ndër deputetët me efikasitet më të dobët në Parlament renditet i fundit Agron Çela i LSI-së  me 6 pikë, Edi Paloka i PD- së me 6.5 pikë, Lefter Koka i  LSI-së me 8 pikë dhe Vangjel Tavo me 10 pikë. Raporti i  Institutit të Studimeve Politike i ka dhënë vlerësim të  ulët dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi. Berisha është renditur në vendin e 109 të listës, me 18  pikë. Ndërkohë që Kryemadhi ka marrë vetëm 17 pikë.

“LLAFAZANËT”: Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, është listuar  në krye të tabelës së deputetëve që kanë folur më  shumë në Parlament. Balla ka  mbajtur në Parlament 14 fjalime individuale dhe 6 fjalime në emër të grupit të PS- së. Ndërkohë që pas tij renditet Lulzim Basha, i cili ka  mbajtur 13 fjalime dhe 4 qëndrime në emër të grupit të  opozitës.

Ndërkohë, të njëjtin vlerësim kanë marrë dy  drejtuesit e LSI-së, Petrit Vasili dhe Luan Rama kanë  mbajtur në Parlament të dy nga 11 fjalime dhe kanë folur nga 3 herë në emër të grupit. I pesti në listë është renditur Edi Rama, i cili ka mbajtur  gjithsej 10 fjalime dhe 1 qëndrim në emër të socialistëve.  Lista vijon me demokratët, Klevis Balliu dhe Luan Baçi,  që kanë mbajtur 9 fjalime secili. Ndërkohë që 5 deputetë  të tjerë, Sali Berisha, Elisa Spiropali, Evis Kushi,  Romeo Gurakuqi dhe Tritan Shehu kanë mbajtur nga 8 fjalime secili.

“MEMECËT”: Në raportin e publikuar nga ISP janë listuar dhe 17 deputetët “memecë”, të cilët s’e kanë hapur gojën në 7  muajt e fundit të Parlamentit. Lista kryesohet nga  deputeti i LSI-së Agron Çela, i dyti socialisti Bashkim  Fino, Bujar Çela i PS-së, Dritan Bici i PDIU-së. I pesti në  listën e deputetëve që s’kanë folur asnjë herë në Kuvend është Ilir Ndraxhi i PS-së, Ilir  Xhankolli i PS-së, Jurgis Çyrbja i PS-së dhe Luan Harusha  i PS-së.

Në listë është dhe  kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili listohet i 9-ti pa asnjë fjalim në 7 muaj, lista vijon me Paulin Sterkajn, Reme  Lalën, Robert Bitrin, Rrahman Rrahjen dhe Sadri Abazin. Në listë nuk mungon  deputeti i PSD-së, Tom Doshi dhe Vangjel Tavo i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPIKATI NË BOTËROR/ SARRI konfirmon të ardhmen e TALENTIT PREMTUES ANGLEZ
Previous article EKSTRADIMI I NEZAR SEITIT/ Reagon PD: Porkurorja u shpërblye duke u ngritur në...

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT