• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I OSBE/ODHIR/ Glover: Pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje! Politika të punojë në emër të të gjithë qytetarëve
Home
Zgjedhjet

RAPORTI I OSBE/ODHIR/ Glover: Pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje! Politika të punojë në emër të të gjithë qytetarëve

1 July, 2019 F.autor Politikë, Zgjedhjet

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë jane ne konferencë për shtyp. Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

“Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjidhnin kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak dhe u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar politik.

Sa i përket ditës së zgjedhjeve, kryetarët e bashkive të opozitës i dërguan letra KZAZ-ve duke i kërkuar të lironin ambientet e bashkisë.

KQZ-së ju desh të ndryshonte më shumë se 200 qendrave votimi, disa qendra numërimi dhe KZAZ-ve. Ka një numër të madh organesh mediatike që janë të pozicionuara me interesa të caktuara politike. Kjo shkakton ndërhyrje në autonominë e redaktorëve dhe e kufizon pluralizmin e pikëpamjeve.

Cdo të thotë kjo për votuesin?

Në gjysmën e bashkive ku opozita u tërhoq votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin. Administrata lokale në disa pjesë nuk bëri pjesë punën e vet për të siguruar të drejtën për të votuar. Përveç kësaj media nuk pati pavarësi dhe në vend të ofronte informacione për kandidatët u fokusua tek kriza politike. Kuadri ligjor për zgjedhjet mund të ofronte bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Por që ai të zbatohet sic duhet kërkon vullnetin politik të aktorëve zgjedhorë.

Ne pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha forcat politike. Kjo nuk e ka lejuar votuesin të votojë i lirë dhe i mirë informuar. Kjo cënoi besimin e votuesve. Megjithatë pavarësisht pasigurisë zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë atë të gjithë duhej të ishin trajtuar me respekt. Aktorët politikë duhet të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm atyre që i mbështesim.

Ne do të raportojmë raportin tonë për dy muaj. Ky raport do të përmbajë rekomandime dhe ODIHR do të ishte i kënaqur të vazhdonte të mbështeste. Ne i urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politikë dhe u kërkojmë aktorëve politikë të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi”, tha Glover.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLET NUMËRIMI I VOTAVE NË KRUJË/ Rikonfirmohet Artur Bushi
Previous article PËSOI SULM NË ZEMËR DY MUAJ MË PARË/ E pabesueshme çfarë vendimi merr tani Casillas (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT