• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I “OKB”-së: 32 përqind e natyrës europiane lokalizohet në Shqipëri
Home
Media të Huaja

RAPORTI I “OKB”-së: 32 përqind e natyrës europiane lokalizohet në Shqipëri

29 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Shqipëria ka një biodiversitet të pasur për shkak të pozicionit gjeografik me klimë mesdhetare, thyerje të larmishme të terrenit që afron malet të larta me detet, liqenet dhe lumenjtë.

Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në një inventar që i bëri Florës dhe Faunës në Shqipëri gjeti së fundmi se përafërsisht 32% e të gjithë florës evropiane është në Shqipëri.

Në Shqipëri ekzistojnë rreth 7233 grupe bimore dhe 5438 lloje të kafshëve të egra (përfshirë zogjtë, gjitarët, peshqit, insektet, etj).

3200 lloje bimësh janë kurative për enët e gjakut dhe 2,350 lloje të tjera për të tjera përdorime mjekësore dhe për ushqim. Shqipëria është një rrugë e rëndësishme migrimi për zogjtë. Përafërsisht 30% e florës evropiane dhe 42% e gjitarët evropianë ndodhen edhe në Shqipëri.

Gjithashtu ka 32 lloje bimore me 150 nëngrupe, të cilat janë endemike në Shqipëri (rriten vetëm në Shqipëri) dhe 160 lloje të tjera bimore të cilat janë nën-endemike në rajonin e Ballkanit. Shqipëria numëron 91 specie që kërcënohen nga zhdukja në rang global, ndër ta edhe Pelikani Kaçurrel.

Gjithashtu Shqipëria ka një numër të lartë racash autoktone bagëtish. Nga këto 9 raca autoktone janë në dhi dhe 5 në dele.

Në malësi ka më shumë se 5200 ha pyje natyrore me shumë se 200 vjeçare me vlerë të lartë për biodiversitetin. Kjo zonë është zona më e rëndësishme për hulumtime dhe burime gjenetike.

Shumëllojshmëria e ekosistemeve dhe habitateve (ekosistemet bregdetare dhe detare, ligatinat, deltat e lumenjve, dunat e rërës, liqene, lumenj, shkurre mesdhetare, pyje gjethe, pyje pishe, kullota subalpine dhe alpine, livadhe, dhe ekosistemet e larta malore) sigurojnë një shumëllojshmëri të bimëve dhe llojeve të kafshëve të egra.

Gjithashtu në Shqipëri ndodhen liqenet më të mëdha në Ballkan, me rëndësi ndërkombëtare, Si ai i Shkodrës, Ohrit dhe Prespës.

Sakaq në zonën bregdetare të Shqipërisë gjenden ligatinat si ato të: Karavastasë, Patoku, Viluni, Kune-Vaini, Orikumi, etj, me një sipërfaqe totale prej 150 km2. Ky terren thotë studimi krijon kushtet ideale për rritjen e specieve të lashta endemike dhe nën-endemike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER-DRONI "KAP" AUTOBUZIN NË RRETHRROTULLIM/ Aksioni i Policisë: Shihni si ndalon në mes të rrugës... (VIDEO)
Previous article PROBLEMATIKU ARGJENTINAS/ TEVEZ-Boca Juniors PRANË “divorcit” përfundimtar, ja arsyeja...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT