• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I MBROJTJES DIXHITALE/ Microsoft: Rusia po intensifikon sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera
Home
Nderkombetare

RAPORTI I MBROJTJES DIXHITALE/ Microsoft: Rusia po intensifikon sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera

8 October, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rusia duket se po bëhet më agresive dhe më e suksesshme ndërsa hakerët e këtij vendi po intensifikojnë sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, thuhet në një raporti të ri të kompanisë Microsoft.

Raporti i Mbrojtjes Dixhitale i kompanisë Microsoft për vitin 2021 thotë se “aktorët shtetërorë rus” janë përgjegjës për 58% të të gjitha sulmeve kibernetike të kryera nga qeveritë e vendeve në botë, dhe se ata tani janë të suksesshëm në pothuajse çdo të tretën përpjekje.

“Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin dixhital global”, thuhet në raport, duke paralajmëruar se aktorët kibernetikë rusë kanë përmirësuar aftësitë e tyre për t’u përshtatur me ndryshimet në teknologji dhe për të përdorur metoda të publikuar në burime publike të informacionit. Kjo po i bënë gjithnjë e më të vështira përpjekjet “për t’i zbuluar ata.”

Microsoft gjithashtu tha se objektivi më i shpeshtë i Rusisë janë Shtetet e Bashkuara, të pasuara nga Ukraina dhe Britania, dhe se Moska tani po përqëndrohet më shumë në mbledhjen e informacioneve të zbulimit. Më shumë se gjysma e sulmeve kibernetike ruse tani vënë në shënjestër agjencitë e përfshira në politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen, nga vetëm 3% që ishte një vit më parë.

Sipas kompanisë Microsoft, pas Rusisë, numri më i madh i sulmeve kibernetike u realizuan nga Koreja e Veriut, Irani dhe Kina.

Objektivi kryesor i Koresë së Veriut ishin kompanitë e kriptomonedhave. Irani katërfishoi sulmet e tij ndaj Izraelit, ndërsa tensionet midis dy vendeve u rritën në mënyrë të vazhdueshme.

Kina gjithashtu ishte aktive, duke u përqëndruar në përpjekjet e saj kibernetike në mbledhjen e informacioneve të zbulimit.

Microsoft tha se një pjesë e madhe e përpjekjeve të Pekinit, përmes një aktori kërcënues të quajtur Chromium, u përqëndruan në mbledhjen e informacioneve sociale, ekonomike dhe politike në Indi, Malajzi, Mongoli, Pakistan dhe Tajlandë.

Një tjetër aktor kërcënues kinez, i njohur me emrin Nikel, i përqendroi përpjekjet e tij në ministritë e jashtme të vendeve të Amerikës Qendrore dhe Jugore.

Raporti tha gjithashtu se Koreja e Jugut, Turqia dhe Vietnami ishin gjithnjë e më aktive në hapësirën kibernetike, megjithëse vëllimi i sulmeve të kryera nga ato vende ishte shumë i vogël në krahasim me ato të Rusisë, Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë ndarë shqetësimet e tyre në lidhje me rrezikun në rritje nga sulmet kibernetike, veçanërisht nga vendet armike, nëjavët e fundit. Shumë prej tyre kanë shprehur mbështetje për miratimin e një legjislacioni që do të kërkonte nga kompanitë private që të njoftonin qeverinë amerikane për rastet e sulmeve kibernetike ndaj sistemeve të tyre.

“Unë mendoj se kemi arritur në një pikë, ku harku e krimeve kibernetike dhe kërcënimet kibernetike janë bërë vertëtë çështje urgjente”, tha Sekretari i Sigurisë, Alejandro Mayorkas në një konferencë virtuale mbi sigurinë kibernetike në fillim të kësaj jave. “Ne jemi optimistë se legjislacioni do të miratohet”, shtoi ai.

Duke folur në të njëjtën konferencë të enjten, Drejtorja e Agjencisë amerikane të Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, Jen Easterly tha se ndërsa shumë nga kërcënimet nuk janë të reja, ato mbeten shqetësuese, duke patur parasysh “sa të pambrojtura janë disa nga sektorët tanë të infrastrukturës kritike”./ Marrë nga VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK NË ATHINË/ Shqiptari nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, përplas mjetin e policisë. Qëllohet me armë
Previous article LIGJI PËR BUJQËSINË/ Shteti do analizojë tokën për të përcaktuar se çfarë duhet të mbjellë fermeri, hiqen kriteret për subvencionin

Delo.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT