• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Raporti i INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë mbi investimet e huaja, rritje në turizëm dhe energji
Home
Ekonomi

Raporti i INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë mbi investimet e huaja, rritje në turizëm dhe energji

17 December, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Investimet në turizëm dhe energji kanë shënuar rritje. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara në studimin e fundit të Institutit të Statistikave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë. Në botimin mbi investimet e huaja në vendin tonë, jepet më gjerësisht edhe kontributi i tyre real në punësim, eksporte, importe dhe investime.

Sipas këtij studimi, në vitin 2016 numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta (bashkëpronësi e huaj dhe shqiptare) u ul me të paktën 5.1% në raport me një vit më parë; ndërsa numri i të punësuarve pësoi një rënie me 2.2 %. Por nga ana tjetër rezulton se investimet kryesisht janë përqendruar në sektorin e energjisë.

Në këtë degë investimet janë rritur me 110% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon se ndërmarrjet e mëdha kane vijuar të investojnë në vend. Numri i ndërmarrjeve që kane pësuar rënien më të madhe janë të vogla e të mesme.

Po kështu, në aktivitetet e turizmit, hotele dhe restorante, ka pasur rritje si në punësim me 27%, ashtu edhe në xhiro me 13%. Nga ana tjetër në të njëjtat vite, 2016-2017, numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve në vend është rritur me 5.5% dhe i xhiros me 4.4%. Kjo së bashku me rritjen e punësimit dhe GDP tregon se aktiviteti ekonomik në vend vijon me rritje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ikën nga shtëpia, gruaja gjendet e vdekur poshtë një pallati. Dyshohet se është vetëvrarë
Previous article E dashura punonte striptiste, i riu i vë zjarrin clubit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT