• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI I EUROPOL/ Eksperti i kriminalistikës: Grupet kriminale shqiptare me përmasa të frikshme…
Home
Breaking News

RAPORTI I EUROPOL/ Eksperti i kriminalistikës: Grupet kriminale shqiptare me përmasa të frikshme…

8 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sipas një raporti të EUROPOL, grupet kriminale shqiptare janë ndër kryesoret në trafikun e kokainës në Europë, ndërsa eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa thotë se shtrirja e aktivitetit të tyre ka arritur në përmasa të frikshme.

Në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” në “Report Tv”, Softa tha se shqiptarët kanë kaluar nga ndërmjetës në trafikun e drogës, në porositës e shpërndarës dhe janë bërë drejtues të rrjeteve të mëdha kriminale.

“Aktivitet kriminale të grupeve shqiptare kanë arritur në përmasa të frikshme dhe kalimi i tyre nga ndërmjetës në porositës e shpërndarës, është një moment i rëndësishëm për ta analizuar dhe vepruar. Shqiptarët janë bërë të fuqishëm, kanë ndryshuar edhe sjelljet e tyre në tregu e drogës. Fakti që nuk po ndalohen autorët e vërtetë, këta grupe do të lulëzojnë. Shqiptarët kanë hyrë në rrjete ndërkombëtare, janë futur në rrjete, janë kthyer në investitorë”, tha ai.

Nisur nga rastet e përsëritura të kapjes së sasive të konsiderueshme të drogës në Portin e Durrësit, në kontejner që vijnë nga Ekuadori, eksperti u shpreh se kjo tregon se vendi ynë është kthyer në ‘autostradë’ të lëvizjes së sasive të mëdha të drogës. Ai shton se vetëm ndalimi i këtyre ngarkesave, nuk do të shkatërrojë këto grupe kriminale, duke vënë theksin te nevoja e gjurmimit deri në destinacionin e fundit, për të gjetur laboratorët ku lënda narkotike përpunohet për t’u futur sërish në tregun Europian. Softa thotë se po ashtu duhet ndjekur dhe paraja e pistë që lëviz në vend.

“Lidhja me Ekuadorin, ardhja e përsëritur e drogës në Durrës, tregojnë për një autostradë të lëvizjes masive të drogës me përmasa të mëdha. Kjo drogë që vjen në port ka një destinacion të caktuar, do të shkojë në një laborator për t’u përpunuar dhe duhet parë se ku janë vendet që do të shkojë droga, ku përpunohet në Shqipëri për të dalë më pas sërish në tregje në vendet e BE. Është një fenomen shqetësues. Nuk ka hetime të kryera në këtë drejtim, se ku do të përpunohet, kush janë format e komunikit, cilët janë grupet, si do të dalë nga territori shqiptarë, format e komunikimit, në këtë mënyrë ndalohet ky fenomen. Në Ekuador apo vende të tjera, shqiptarët kanë dhe lidhjet e tyre, kanë asetet e tyre. Duhet parë si funksionon ky grup, mënyrat e komunikimit, në këtë mënyrë zbulohen fijet për të mbërritur te porositësit. Shqipëria është edhe vendi i pastrimit të parave sepse paratë futen në mënyrë ilegale. Ky trafik është shumë i organizuar. Duhet ndjekur edhe paraja që hy në Shqipëri, të gjurmohen pasuritë, ku investojnë. Duhet një hetim. Shqipëria ka një histori të lindjes së trafikut me vendet e Amerikës Latine që prej 20 vitesh. Prezenca e shqiptarëve është më prezente në Angli dhe Spanjë. Shqiptarët aktualisht dominojnë në këto vende dhe kanë kaluar nga drogërat e lehta te lëvizjet elitë, janë bërë drejtues të grupeve kriminale”, u shpreh ai.

Në raportin prej 27 faqesh, EUROPOL thotë se në periudhën 2018 – 2020 shqiptarët përbëjnë pjesën më të madhe të personave të arrestuar në Europë në aksione ku është kapur kokainë. Të dytët vijnë shtetas nga Brazili dhe më pas kolumbianët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DANEZIT I NDRYSHON JETA/ Gjen thesarin marramendës që daton 1.500 vite më parë
Previous article STUDIMET/ Si ndikon vaksinimi në zvogëlimin e rrezikut të COVID-it të gjatë?

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT