• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I DHOMËS AMERIKANE TË TREGTISË/ Erion Braçe: Nuk e mohoj korrupsionin, por niveli i…
Home
Politikë

RAPORTI I DHOMËS AMERIKANE TË TREGTISË/ Erion Braçe: Nuk e mohoj korrupsionin, por niveli i…

9 September, 2021 s.autor Politikë

Zv.kryeministri në detyrë, Erion Braçe ka reaguar pas publikimit të Indeksit Vjetor nga Dhoma Amerikane e Tregtisë e cila tregonte sërish një ulje të besimit të biznesit në Shqipëri.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Braçe, duke iu referuar këtij raporti, ku përmendeshin ndër të tjera edhe burokracitë, korrupsioni apo taksat e larta si pengesë për investitorët amerikane, thotë se nuk i mohon që në vendin tonë ka korrupsion e konkurencë.

Por pika ku Braçe nuk pajtohet me atë që thuhet në raportin e publikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë është sa i përket nivelit të tatimit mbi fitim.

Sipas tij, “niveli i tatimit mbi fitimet, të ardhurat nga dividentët, aksionet, depozitat, qiratë etje, të biznesit të madh e VIP, është i sheshtë, i ulët, madje më i ulët edhe se në vendin e origjinës.

Aaaa po, kemi nje problem me tatimin progresiv mbi te ardhurat nga puna, vecanerisht ne fashen e mesme te larte, i cili, i kombinuar me tatimin mbi te ardhurat nga fitimet etj, reflekton pabarazi, madje padrejtesi.

Po ecim, na duhet te ecim edhe me fort duke rimekembur besimin e gjithkujt me akte te qarta qe demokratizojne tregjet, garantojne lirine e konkurencen ne to!”, thekson Braçe.

Ndër të tjera zv.kryeministr ië detyrë propozon dhe “nje progresivitet te shtrire kudo, te arsyeshem, te drejte, per te gjitha te ardhurat e nje viti, qe nuk rendon me as mbi punetoret, as mbi shtresen e mesme te shoqerise”.

POSTIMI I PLOTE

NUK MOHOJ DOT PROBLEMET,
NGA KORRUPSIONI TEK KONKURENCA,
POR NIVELI I TATIMIT MBI FITIMIN,
TE ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET ETJ, ESHTE ME I ULET EDHE SE NE SHBA!

E falenderoj Dhomen Amerikane te Tregetise ne Tirane qe sherben ne menyre periodike si pasqyre e probleme te te berit biznes ne kete vend;

Nuk kam si te mohoj problemet;

Korrupsionin, burokracine, paqendrueshmerine e akteve e procedurave, paqartesine ende te pronesise se tokes se pari, prokurimet e kontratave te puneve e sherbimeve publike, mallrave, edhe pse ka patur perparim ne aspektin e ligjit, udhezimeve ne zbatim te tij; Evazionin e perhapur fiskal qe cenon barazine ne treg e konkurencen po aty, nderkohe qe perpjekja per fiskalizimin e transaksioneve ne tregje po shenon perparim etj etj.

Por,
NIVELI I TATIMIT MBI FITIMET,
TE ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET, DEPOZITAT, QIRATE ETJ,
TE BIZNESIT TE MADH E VIP,
ESHTE I SHESHTE, I ULET, MADJE ME I ULET EDHE SE NE VENDIN E ORIGJINES!

Aaaa po, kemi nje problem me tatimin progresiv mbi te ardhurat nga puna, vecanerisht ne fashen e mesme te larte, i cili, i kombinuar me tatimin mbi te ardhurat nga fitimet etj, reflekton pabarazi, madje padrejtesi.

KY DUHET ADRESUAR SA ME PARE,
NE MENYRE GJITHPERFSHIRESE E PERFUNDIMTARE, ME NJE LIGJ TE RI PER TATIMIN MBI TE ARDHURAT;

Per mua me nje progresivitet te shtrire kudo, te arsyeshem, te drejte,
per te gjitha te ardhurat e nje viti,
qe nuk rendon me as mbi punetoret,
as mbi shtresen e mesme te shoqerise.

Natyrisht, keto jane politika dhe politika per keto duhet.

Nderkohe une jam plotesisht dakort me ambasadoren e #SHBA se,
nje #SISTEMDREJTESIE funksional, profesional, efikas, i paster nga korrupsioni e klientelizmi, i barabarte pavaresisht statusit ekonomik e pronesor, eshte garanci jetike per drejtesi ne treg, ne prokurime, tatime, konkurence, mosmarreveshje e siguri te drejtash mbi pronesine.

Po ecim, na duhet te ecim edhe me fort duke rimekembur besimin e gjithkujt me akte te qarta qe demokratizojne tregjet, garantojne lirine e konkurencen ne to!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË TETOVË/ Reagojnë dëshmitarët: Jemi të tronditur. Nuk ka asnjë pajisje kundër...
Previous article RINDËRTIMI I BANESAVE NË LAÇ/ Rama: Ky është bërë qytet i ri, por duhet dhe mendësi e re...

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT