• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I DASH/ Reagon Vasili: Jemi në kolaps ekonomik. Rama po ndërton…
Home
Shqipëri

RAPORTI I DASH/ Reagon Vasili: Jemi në kolaps ekonomik. Rama po ndërton…

25 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 (Investment Climate Statements for 2018) nuk e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve ku u sugjerohet investitorëve amerikanë për të bërë biznes.

Pas këtij raporti ka reaguar kreu i deputetëve të LSI-së në kuvend. Petrit Vasili, shkruan se raporti përcjell një mesazh të rëndë për klimën e biznesit.

”Ky është mesazhi më i rëndë për klimën e bisnesit në Shqiperi por dhe për biznesin e huaj që do të donte të investonte në Shqipëri. Klima e biznesit në Shqipëri po përjeton absolutisht momentin më të keq dhe më negativ të saj,” shkruan Vasili.

”Një koplas ekonomik”, e cilëson Vasili rrugën që qeveria ka zgjedhur, që sipas tij lidhet vetëm me pastrim paraje dhe se ekonomia po shkon drejt një rrënimi social.

Statusi i plotë:

Përjashtimi nga DASH-i i Shqipërisë si vend atraktiv, mesazh shumë i rëndë për klimën e bisnesit.

Një mesazh shumë i rëndë për klimën e biznesit vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Raport i Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 (“Investment Climate Statements for 2018”) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017 ku Shqiperia ishte pjesë e listës së vendeve, që SHBA i sugjeron investitorve amerikanë për të bërë biznes.

Ky është mesazhi më i rëndë për klimën e bisnesit në Shqipëri por dhe për biznesin e huaj që do të donte të investonte në Shqipëri. Klima e biznesit në Shqipëri po përjeton absolutisht momentin më të keq dhe më negativ të saj.

Klimën e biznesit e ka përkeqësuar, dekurajuar dhe deprimuar pastrimi i çfrenuar i parave të pista në Shqipëri, për të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit ngriti alarmin pak muaj më parë duke rikthyer Shqipërinë në Listën e Zezë të vendeve që pastrojnë masivisht paratë e drogës, krimit, trafikut të qënieve njerëzore, korrupsionit etj.

DASH raportonte: “Shqipëria ka një ekonomi të madhe ‘cash’ dhe informale, me flukse domethënëse parash që hyjnë nga jashtë në formën e remitancave. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore”.

Kryeministri dhe qeveria kanë vetëm dhe vetëm një objektiv, shkatërrimin e biznesit të ndershëm dhe ndërtimin e autostradave të pastrimit të parasë, ndaj grabisin pronën publike, japin tokën e Gardës së Republikës, shkatërrojnë Teatrin, shpartalluan Tiranën me kulla dhe rrëmbejnë qindra miliona euro në koncesione pirate që i dhurohen përditë krimit të organizuar. Shqipëria po rrëshqet shumë rrezikshëm drejt kolapsit ekonomik.

Qeveria në ikje po ndjek strategjinë e tokës së djegur me moton “të rrëmbejmë ç’të mundemi dhe pas nesh le të bëhet qameti”. Kjo qeveri piramide po i çon shqiptarët drejt një tragjedie ekonomike dhe sociale të përmasave tepër të mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOKAINE NE PALESTER/ Arrestohet 53-vjeçari në Berat, si u kap lënda narkotike brenda biznesit të tij...
Previous article Historia e vietnamezit, erdhi në Korçë për të luftuar në Luftën I Botërore

k.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT