• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I DASH/ Protestat e opozitës dhe 21 janari, si reaguan dy qeveritë
Home
Politikë

RAPORTI I DASH/ Protestat e opozitës dhe 21 janari, si reaguan dy qeveritë

13 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij të fundit, ka bërë një krahasim mes dy protestave të bëra nga opozita e atëheshme dhe e tanishmja, nisur nga fakti që vendi ndodhet në një situatë të trazuar politike. Në këtë raport, DASH vë theksin se protestat e vitit 2019 megjithëse kishin elementë të mosbindjes civile policia përdori vetëm gaz lotsjellës, ndërsa në protestën e vitit 2011, forcat e policisë vranë 4 protestues të opozitës.

“Dhuna politike është e rrallë, protestat politike në vitin 2019 kanë përfshirë raste të mosbindjes civile, ndërsa policia iu përgjigj dhunës me përdorimin e gazit lotsjellës. Zgjedhjet e Shqipërisë në qershor 2017 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore. Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate politike të dhunshme. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria mbetet një burim stabiliteti në rajon dhe mban marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje”, shkruhet në raport.

Në këtë raport, i është kushtuar në vëendje të rëndësishme edhe Reformës në Drejtësi.

“Reforma gjyqësore është përshkruar si një nga zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri që nga fundi i komunizmit, pasi gati një e treta e kushtetutës u rishkruan si pjesë e përpjekjes për realizimin e kësaj reforme. Procesi i verifikimit si pjesë e reformës gjyqësore do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët me pasuri të pashpjegueshme, trajnime të pamjaftueshme ose ata që kanë lëshuar vendime të diskutueshme të së kaluarës, të largohen nga sistemi. Reforma po krijon gjithashtu një prokurori të pavarur dhe një njësi të specializuar hetimi për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pasi të zbatohet plotësisht, reforma gjyqësore do të dekurajojë korrupsionin, do të nxisë investimet e huaja dhe vendase dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë më me sukses në ekonominë globale”, shkruhet në raportin e DASH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Ilir Meta është i lirë të dekretojë gjithçka!
Previous article FOTOLAJM/ Elisa Spiropali prezanton vajzën dhe bashkëshortin

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë Aktualitet

TRAGJEDIA NË KSAMIL/ Momenti kur 20-vjeçari përplaset me shpejtësi me skafin e Policisë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT