• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI I BSH/ Si të fitoni më shumë nga depozitat dhe si të merrni kredi të lira
Home
Ekonomi

RAPORTI I BSH/ Si të fitoni më shumë nga depozitat dhe si të merrni kredi të lira

5 November, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Nëse do të mbyllni kursimet tuaja në lekë në një bankë për një vit, në fund të 12 muajve kthimi nga ky investim do të jetë minimal. Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për depozitat me afat maturimi 1 vjeçar në muajin shtator ishte vetëm 0.65%. Duke pasur parasysh se inflacioni është rreth 2%, atëhere kthimi real nga depozitat është negativ.

Konkretisht, për një depozitë prej 200 mijë lekësh, interesi që merr pas një viti është 1,280 lekë, të cilës i zbritet dhe tatimi mbi të ardhurat prej 15%, duke e çuar shumën e përfituar në 1,088 lekë.

Që prej mesit të vitit 2011, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një politikë lehtësuese monetare, e cila është shoqëruar me ulje të normës së interesit të kursimeve në lekë, që kanë zbritur nga 5% në më pak se 1% aktualisht.

Normat e ulëta të interesit kanë dekurajuar depozituesit. Në krahasim me janarin e vitit 2014, kursimet në lekë të individëve janë reduktuar me gati 137 miliardë lekë, ose 1 miliardë euro (nga 376 miliardë lekë në janar 2014, në 239 miliardë lekë në fund të shtatorit të këtij viti).

Përfitimin më të lartë mund ta merrni nëse I mbyllni kursimet për një afat më të gjatë. Për depozitat 60 mujore (5 vjeçare), norma mesatare e interesit vjetor në muajin shtator ishte 3.37%. Për kursimet tre vje[are përfitimi vjetor është 2.65%.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në fund të muajit shtator arriti në 985.5 miliardë lekë.

Kreditë

Ndërsa nga depozitat fitohet pak, konsumatorët, por edhe bizneset kanë avantazhin për të marrë kredi më të lira. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesi mesatar i huasë në lekë në muajin shtator ishte 6.43%, nga 8% që ishte gati tre vjet më parë.
Më të lirat janë kreditë afatgjata, mbi 5 vjet, për të cilat duhet të paguash një interes vjetor prej 5.7%.

Të lira janë edhe kreditë në euro, norma e të cilave ishte 4.3% në shtator, ndonëse në rritje të lehtë në raport me një muaj më parë.

Ndonëse huatë janë historikisht më të lira, kërkesa për kredi mbetet minimale. Të dhënate tjera të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se stoku i huasë së dhënë për bizneset, individët dhe kompanitë publike arriti në 535 miliardë lekë, në shtator. Në raport me dhjetorin 2017, stoku i huasë në total pësoi një rënie me 2.8%.

Banka e Shqipërisë në vrojtimin e fundit të aktivitetit të kredisë konkludonte nga pyetësorët me bankat se standardet e huasë për bizneset pritet të jenë të shtrënguara për dy arsye. Vetë bankat janë skeptike për mjedisin makroekonomik dhe nga ana tjetër kërkesa e bizneseve për hua mbetet e ulët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËM DISA HAPA LARG/ Rriti fëmijët dhe nipërit mes shinave të trenit
Previous article LAZIO DHURON SPEKTAKËL/ Strakosha fenomenal

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT