• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI i britanikëve/ “Pas BREXIT të shmangim ndikimet destabilizuese të Rusisë në Ballkan”
Home
Nderkombetare

RAPORTI i britanikëve/ “Pas BREXIT të shmangim ndikimet destabilizuese të Rusisë në Ballkan”

11 January, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

“Mbretëria e Bashkuar duhet të vazhdojë mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian”, sipas raportit të publikuar nga Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Dhomës së Lartë të Parlamentit britanik, “Mbretëria e Bashkuar dhe e Ardhmja e Ballkanit Perëndimor”.

Në raport mes të tjerave shkruhet se Mbretëria e Bashkuar duhet të vazhdojnë angazhimin e saj në rajon së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të mbrojtur progresin e bërë në rajonin e Ballkanit që në vitet ’90.

Në raport gjithashtu theksohet se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në BE. Shqipëria dhe Mali i Zi janë tashmë anëtare të NATO-s, ndërsa Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova synojnë të anëtarësohen në NATO, megjithëse secili prej këtyre vendeve po përballet me sfida serioze.

Duke komentuar raportin, Kreu i Komisionit Lord Howell i Guildford tha se “Britania duhet të angazhohet me partnerët në BE dhe ata ndërkombëtarë për promovimin e stabilitetit dhe reformave demokratike në Ballkanin Perëndimor, gjë që është në interesin e të gjithëve. Ne mirëpresim vendimin e qeverisë për të organizuar Samitin e Ballkanit Perëndimor këtë vit dhe e shikojmë si një simbol të angazhimit të qeverisë në rajon edhe pasi Mbretëria e Bashkuar të dalë nga Bashkimi Europian”.

Sakaq në konkluzionet dhe rekomandimet e raportit shkruhet se:
-Perspektiva e Brexit ka një ndikim në rajon dhe kërkon një riafirmim të fortë të angazhimit britanik.
-Angazhimi kërkon mënyra të reja të koordiminit dhe bashkëpunimit me BE-në dhe vendet anëtare të tij.
-Komisioni pajtohet me mbështetjen e Qeverisë për vendet e rajonit të anëtraësohen në NATO dhe BE si dhe objektivat e tyre, si dhe mbështet përpjekjet për të kaluar pengesat ndaj këtyre objektivave.
-Ndikimet destabilizuese të fuqive të jashtme, në mënyrë të veçantë Rusisë, duhet të duhet të kundërshtohen me këmbëngulje dhe në mënyrë të vazhdueshme.
-Samiti i Ballkanit Perëndimor duhet të tregojë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për lirinë e shtypit, sundimin e ligjit e ligjit dhe rolin e shoqërisë civile në demokracitë e hapura.
-Mbretëria e Bashkuar duhet të vazhdojë mbështetjen në përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në rajon dhe të vazhdojë bashkëpunimin e ngushte me BE-në për çështjet e drejtësisë dhe ato të brendshme në interest të sigurisë kombëtare.
-Mbretëria e Bashkuar duhet të vazhdojë të ofrojë trajnim dhe këshillim për agjencitë e rajonit përgjegjëse për të luftuar terrorizmin dhe de-radikalizimin.
Samiti i Ballkanit Perëndimor që organizohet në Londër në muajin korrik të këtij viti është takimi i pestë i vendeve të rajonit në kuadër të procesit të Berlinit që nisi në 2014 nga Gjermania për të treguar angazhimin e Bashkimit Europian ndaj aspiratave të vendeve të Ballkanit për anëtarësim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barça zyrtarizon largimin e Mascheranos, 10 milionë euro në arkat e katalanasve
Previous article UEFA: Ky është formacioni i vitit, dominojnë lojtarët e Realit

F.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT