• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI I BE PËR SHQIPËRINË: U rrit prodhimi, konsumi, pagat dhe punësimi
Home
Ekonomi

RAPORTI I BE PËR SHQIPËRINË: U rrit prodhimi, konsumi, pagat dhe punësimi

16 November, 2024 s.autor Ekonomi

Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik.Gjatë vitit 2025, pritet që ekonomia shqiptare të rritet 3.8 për qind. Parashikimet janë publikuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian, ku janë marrë në shqyrtim vendet anëtare të BE-së, ato të eurozonës dhe vendet kandidate.

Sipas parashikimeve të Komisionit europian,  pas një rënieje të shpejtë në vitin 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% të Bankës Qendrore vitin e ardhshëm.

“Ekonomia shqiptare vazhdoi trendin e fortë të rritjes në gjysmën e parë të vitit 2024, me rritjen reale të prodhimit të brendshëm bruto që u ngjit në 4,1%. Konsumi privat shënoi rritje të lartë (4,4% në tremujorin e parë, i ndjekur nga 6% në të dytin), i mbështetur nga rritja e pagave reale, rritja e fortë e kredisë dhe kushtet akomoduese financiare”, thuhet në raport.

Investimet u rritën më shpejt se në vitin 2023 dhe pritet të përshpejtohen në gjysmën e dytë të vitit për shkak të rritjes së shpenzimeve kapitale publike.

Bumi turistik shtyu eksportet e shërbimeve, ndërsa eksportet e mallrave vazhduan të tkurren për shkak të uljes se kërkesës nga eurozona, rënie e çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare dhe forcimi i kursit të këmbimit të lekut.

Komisioni europian evidenton se raport se “Punësimi u rrit në vitin 2023 dhe pritet të rritet më tej gjatë viteve 2024-2026, megjithëse me një ritëm më të moderuar. Shkalla e papunësisë pritet të bjerë më tej. Pavarësisht përmirësimeve në tregun e punës, emigracioni mbetet një problem.

Inflacioni është më shumë se përgjysmuar në 12 muajt e fundit në 1,9% në shtator të vitit 2024.

Sipas eksprtëve të komisionit europian, “Pozicioni fiskal i Shqipërisë u përmirësua në vitin 2023, me deficitin e qeverisë të ulur në 1,3% të PBB-së. Në nëntëmujorin e parë të 2024-ës, të ardhurat u rritën me rreth 10% në terma vjetorë, në përputhje me planin buxhetor.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E OPERACIONIT ANTI-DROGË NË TIRANË/ Kokaina e sekuestruar, mijera euro dhe peso kolumbiane
Previous article I ZHGËNJYER NGA TELEFONATA E SCHLOZ ME PUTIN/ Zelensky: Është kuti Pandore

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT