Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e Bashkimit Europian për procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën.
Në postimin e tij në Facebook shkruan:
“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën“.
/AlpeNews.al