• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI I BANKËS BOTËRORE/ 99 përqind e bizneseve të vogla NUK marrin kredi të buta. Arsyeja lidhet me…
Home
Ekonomi
Portret

RAPORTI I BANKËS BOTËRORE/ 99 përqind e bizneseve të vogla NUK marrin kredi të buta. Arsyeja lidhet me…

13 July, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Edhe pse në Shqipëri, 99% e bizneseve janë ndërmarrje të vogla e të mesme, pjesa më e madhe e tyre e kanë të pamundur që të marrin kredi.

Një vrojtim i bërë nga Banka Botërore zbulon se Shqipëria është një nga vendet me përqindjen më të ulët në rajon sa i përket aksesit të biznesit të vogël për të marrë kredi. 66% e sipërmarrësve që kanë kërkuar hua në bankë janë refuzuar dhe vetëm 20% e bizneseve të mesme e të vogla kanë një kredi formale.

“Vetëm 17 përqind e bizneseve të vogla shqiptare besojnë se nuk ka pengesa për marrjen e një kredie, një numër dukshëm më i ulët se në ekonomitë e tjera të ngjashme”, thotë raporti.

Raporti hedh një pjesë të përgjegjësisë edhe në politikat e ndjekura nga qeveria, të cilat duhet të ishin të një linje e jo si rasti i aksionit anti-informalitet, e më pas falje taksash. “Qeveria duhet të vazhdojë të zbatojë masa të balancuara me kujdes, që sigurojnë kontrollet dhe stimujt e duhur duke minimizuar rrezikun moral të krijuar nga falja e taksapaguesve”.

Në Sondazhin e Ndërmarrjeve të Bankës Botërore rezulton se biznesi i vogël është i detyruar të lerë një kolateral deri në 3 herë më të lartë se shuma që merr kredi.

Por edhe pse shteti e BERZH kanë akorduar një shumë prej 300 milionë euro për të garantuar kreditë në sektorin bujqësor, kjo degë e ekonomisë vijon të mbetet me financimin më të ulët. “Shumica e ndërmarrjeve bujqësore që kanë aplikuar për një kredi në vitin 2017 i është refuzuar”, përfundon raporti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E tmerrshme! Prindërit mbyllin fëmijët në kafaz, arsyeja e pabesueshme...
Previous article SEZONI TURISTIK/ Turizmi MALOR një "zgjedhje" nga turistët e huaj. Ja çfarë thonë agjensitë e...

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT