• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I 2018/ Policia e Kosovës nxjerr shifrat: 94 efektivë me probleme psiqike. E kanë nga…
Home
Rajon

RAPORTI I 2018/ Policia e Kosovës nxjerr shifrat: 94 efektivë me probleme psiqike. E kanë nga…

20 July, 2018 g.autor Rajon

Në policinë e Kosovës rezulton të ketë pjesëtarë me probleme të shëndetit mental. 94 policë të tillë Inspektorati Policor i Kosovës i ka identifikuar dhe ka kërkuar pezullimin e tyre.

Drejtoria e përgjithshme e PK-së po refuzon ta bëjë një gjë të tillë. Policët në fjalë janë ish-pjesëtarë të UÇK-së me status të invalidit të luftës.

Vetëm pak ditë më parë, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë për pezullimin e 94 pjesëtarëve të saj. Arsyeja shqetësuese. IPK po pretendon se pjesëtarët në fjalë kanë probleme të natyrës psikike. Këtë e ka konfirmuar vetë IPK-ja dhe ka sqaruar arsyen e rekomandimit për pezullimin e këtyre policëve.

“Arsyeja e rekomandimit është për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore duke ju referuar dokumentacionit të tyre që i kanë paraqitur pranë komisionit mjekësor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Institutit të Psikiatrisë Ligjore. Për shkak të dokumentacionit të tyre shëndetësor të paraqitur pranë komisionit mjekësor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është dëshmuar se kanë probleme shëndetësore të natyrës psikike”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Pjesëtarët në fjalë, të Policisë, janë ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe e kanë të njohur statusin e invalidit të luftës. Në polici të Kosovës janë gjithsej 148 pjesëtarë të cilët janë invalidë të luftës.

IPK paralajmëron Policinë e Kosovës për rrezikun që mund të paraqesin këta pjesëtarë, sidomos duke pasur parasysh se janë të pajisur me armë zjarri.

Policia e Kosovës thonë se janë duke e shqyrtuar rekomandimin në fjalë. “Policia e Kosovës ka pranuar një rekomandim nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe i njëjti është në proces të shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SASI E MADHE DROGE DHE 100 MIJË EURO/ Në kërkim BOSI SHQIPTAR i grupit kriminal. Gruaja e tij... (FOTOT)
Previous article DOZA MARIJUANË NË MAKINË/ Si u KAP 28 vjeçari nga Durrësi. I kishte futur në "Mini Cooper-in" e...

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT