• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Raporti i Europol/ Shqipëria burimi kryesor i kanabisit në vendet e Bashkimit Europian
Home
Breaking News

Raporti i Europol/ Shqipëria burimi kryesor i kanabisit në vendet e Bashkimit Europian

8 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Europol ka publikuar raportin për narkotikët, për periudhën 2015-2016, gjatë të cilës ajo që vihet re është “epidemia” e drogërave sintetike, të cilat kanë hyrë në tregjet e konsumit me 620 substanca të reja.

Shumica e këtyre substancave prodhohen në territorin e vendeve të BE-së dhe më pas shiten në treg përmes grupeve kriminale, ose faqeve të shumta të internetit.

Të njohura si “substanca psiko-aktive”, drogërat në fjalë nuk përfshihen nga kontrollet ndërkombëtare të narkotikëve. Substancat më të përdorura janë kryesisht kanabisi gjenetikisht i modifikuar, stimulantët dhe ato me bazë opiumi.

Këto drogëra përbëjnë një rrezik të lartë për shëndetin dhe në vitin 2015, në Europë u konstatuan të paktën 32 vdekje si pasojë e konsumimit të tyre.

Një tjetër tregues shqetësues është rritja e përdorimit të heroinës, e cila sjell dhe fitime të mëdha për grupet kriminale. Pavarësisht raportimeve për një rënie të konsumit, nivelet e larta të sasisë së heroinës të kapura në vendet e BE-së tregojnë se kërkesa për këtë mall mbetet e lartë.

Organizatat kriminale që merren me trafikimin e saj bazohen në struktura të ngritura ndër vite bazuar në modelin e bizneseve dhe përfitimet janë kolosale.

Shumica e heroinës së konsumuar në vendet anëtare të BE-së hyn përmes akseve ballkanase, në rrugë detare ose ajrore; si dhe nga rajoni i Kaukazit të jugut.

Sa i takon Shqipërisë, ajo mbetet burimi kryesor i kanabisit i cili trafikohet në vendet e Bashkimit Europian. Rrugën e trafikimit janë nga deti ose nëpërmjet pikave të ndryshme kufitare. Gjithashtu përdoren anije ose gomone për të çuar drejt vendeve të BE-së, tonelatat e drogës”, theksohet në raportin e EUROPOL.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur presidenti Roosevelt dhe Sekretari i Shtetit përgatiteshin për të ndëshkuar Italinë sepse pushtoi Shqipërinë
Previous article Jashtë bën ftohtë, por moderatorja shqiptare arratiset në vende të nxehta... (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOT/ Zbulohet një zgavër 70 metra e thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjenden eshtra... Aktualitet

FOTOT/ Zbulohet një zgavër 70 metra e thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjenden eshtra...

AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Detajet: Zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Detajet: Zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital

PAMJET E FIKSHME/ Aksident në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur, 4 të plagosur Aktualitet

PAMJET E FIKSHME/ Aksident në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT