• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Raporti/ Demokracia po tkurret në gjithë botën, ku renditet Shqipëria. SHBA ka hequr dorë nga…
Home
Sociale

Raporti/ Demokracia po tkurret në gjithë botën, ku renditet Shqipëria. SHBA ka hequr dorë nga…

16 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Demokracia është “nën sulme dhe po tkurret” në gjithë botën; Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga roli tradicional si kampione të idealeve demokratike, ndërsa Rusia dhe Kina “kanë rritur represionin” dhe “ndikimin e keq jashtë vendit”, thuhet në raportin e organizatës Freedom House, të titulluar Liria në Botë 2018.

Grupi joqeveritar, me seli në Uashington, e radhit Kosovën në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi nga rajoni, dhe me Pakistanin, Armeninë, Ukrainën e të tjera nga bota.

Serbia dhe Kroacia, në raportin e publikuar sot, futen në mesin e vendeve të lira.

“Demokracia po përballet me kirzën me serioze në dekada”, tha presidenti i Freedom House, Michael Abramowitz. “Parimet themelore të demokracisë, përfshirë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e pakicave, lirinë e shprehjes dhe sundimin e ligjit, janë nën rrethim në gjithë botën”, shtoi ai.

Raporti thotë se 2017-ta ka qenë viti i 12-të radhazi i rënies së lirisë globale me 71 vende që kanë vuajtur rënie në të drejtat politike dhe liritë civile.

“Një zhvillim i madh në vitin 2017 ka qenë zmbrapsja e Shteteve të Bashkuara nga pozita e kampionit dhe shembullit të demokracisë”, thuhet në raport.

Freedom House thotë se ka gjurmuar “rënie të ngadalshme të të drejtave politike dhe lirive civile në SHBA gjatë shtatë vjetëve të kaluar”.

Por, organizata thekson se rënia është përshpejtuar në vitin 2017, për shkak të provave për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet më 2016, shkeljeve të parimeve themelore etike nga administrata e presidentit Donald Trump dhe reduktimit të transparencës së qeverisë.

Raporti thekson se “shtypi dhe gjyqësori kanë mbetur të qëndrueshëm përballë sulmeve të paprecedente të presidentit Trump”.

Abramowitz tha se “institucionet kryesore të demokracisë amerikane janë duke u dëmtuar nga një administratë që i ka trajtuar kontrollet dhe balancat tradicionalë të vendit me përçmim”.

Freedom House thotë se “regjimet autokratike në Rusi dhe Kinë “kanë përfituar nga tkurrja e demokracive kryesore” dhe “po veprojnë përtej kufijve të tyre”.

Abramowitz tha se “tërheqja e shpejtë” e Trumpit nga angazhimi historik i SHBA-së për të mbështetur demokracitë jashtë vendit “e ka bërë sfidën që paraqesin regjimet autoritare më të fuqishme dhe më kërcënuese”.

Raporti thekson se Qeveria e presidentit rus, Vladimir Putin, ka arritur në regjim modern autoritar, duke organizuar fushata dezinformuese gjatë zgjedhjeve në demokracitë evropiane, duke kultivuar lidhje me partitë politike ksenofobike anembanë kontinentit dhe duke kërcënuar fqinjët më të afërt.

“Qëllimi kryesor i këtyre përpjekjeve ka qenë prishja e shteteve demokratike dhe thyerja e instutucioneve që i mbajnë ato së bashku”, thuhet në raport.

Freedom House ka bërë vlerësimin në 195 vende të botës, nga të cilat 88 janë radhitur si të lira, 58 pjesërisht të lira dhe 49 jo të lira.

Në fund të listës janë: Siria, Sudani Jugor, Eritrea, Koreja e Veriut dhe Turkmenistani.

REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prishtinë-Beograd, vazhdojnë sot bisedimet në Bruksel
Previous article Australian Open: Djokoviç dhe Wawrinka vazhdojnë tutje (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT