• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI/ BBC për shqiptarët: Janë viktimat e parë ndër të huajt të skllavërisë moderne
Home
Sociale

RAPORTI/ BBC për shqiptarët: Janë viktimat e parë ndër të huajt të skllavërisë moderne

26 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Duke iu referuar raportit vjetor të Agjencisë britanike të Luftës kundër Krimit, të njohur si “FBI”-ja britanike, BBC njofton se në Britani, vitin e kaluar është shënuar një numër rekord i atyre që njihen si viktima të skllavërisë moderne dhe trafikimit, me mbi 5.000 të referuar si të tillë.

Nga studimet e bëra rezulton se, ndër 116 kombësi të huaja, shqiptarët zënë vendin e parë me 777 raste, të pasuara nga vietnamezët me 739 syresh.

Në total, për herë të parë në histori britanikët zënë vendin e parë. Numri i fëmijëve që mendohet se janë viktima u rrit me 66 për qind nga një vit më parë.

Sipas “NCA”-së, referimet për fëmijët vijnë kryesisht për shkak të shtimit të tregtisë së drogës, ku të rinjtë përdoren si korrierë të shpërndarjes së saj.

Më shumë se 2.000 fëmijë u referuan në Mekanizmin Kombëtar të Referimit, që bën identifikimin e viktimave të skllavërisë moderne, qofshin për gratë e trafikuara apo fëmijët, sidomos ata të pashoqëruarit.

Në Britani, gratë e trafikuara dhe fëmijët e pashoqëruar shqiptarë përbëjnë një shqetësim të madh për autoritetet vendase, ndërkohë që autoritetet shqiptare në Tiranë dhe Londër mendojnë se këto kategori nuk janë realisht të tilla.

Një numër i madh fëmijësh të pashoqëruar kanë përfunduar nëpër burgjet britanike, për shkak të përfshirjes së tyre në rrjetet kriminle të shpërndarjes së drogës.

Sipas Will Kerr, drejtorit të Agjencisë britanike të Luftës kundër Krimit, “NCA”, shifrat “në mënyrë thuajse të sigurtë përfaqësojnë një vlerësim jo të plotë të përmasave reale të këtij fenomeni në Britani”.(tch)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Basha me ndjesë të thellë, pranon përgjegjësinë e madhe: Kam bërë gabimet e mia, zotohem se…
Previous article Pornostarja rrëfen natën kur e bëri me Trump/ Më tha se i ngjaja të bijës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT