• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Raporti i BB: Shqipëria rritje ekonomike 3.8% për vitin 2017, më shumë vende pune
Home
Ekonomi

Raporti i BB: Shqipëria rritje ekonomike 3.8% për vitin 2017, më shumë vende pune

16 November, 2017 Redaktor2 Breaking News, Ekonomi

Banka Botërore ka publikuar raportin periodik për ekonominë për vitin 2017, ku raporton se Shqipëria e mbyll këtë vit me një rritje ekonomike prej 3.8%.

Për vitin e ardhshëm, BB parashikon sërish trend pozitive në shifrat 3.6%, ndërsa në 2019 3.5%. Kosova parashikohet të ketë rritjen ekonomike më të madhe në rajon me 4.4%. Edhe dy vitet në vijim, Kosova do qëndrojë në krye të ekonomisë së vendeve të rajonit.

Raporti i BB
Sipas Raportit më të fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore (BB RRrE), i prezantuar sot në Prishtinë, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të kenë rritje ekonomike në 2017. Ndërkohë parshikohet që ritmi i rritjes rajonale të përshpejtohet në 3.3 përqind në 2018 dhe 3.6 përqind në 2019. Investimet nxitën rritje të fortë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, ndërkohë konsumi çoi në një rritje të qëndrueshme në Bosnje dhe Herzegovinë. Kriza më e hershme politike në IRJ të Maqedonisë si dhe dimri shumë i ashpër në Serbi, shkaktuan tkurrje të rritjes ekonomike në këto dy vende.

“Është inkurajuese të vërejmë se afro një dekadë pas krizës financiare globale, punësimi më në fund po rim/k/mbet në nivelet e parakrizës në pjesën më të madhe të rajonit”, u shpreh Linda Van Gelder, Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Tani është më e domdosdoshme se kurrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ruajnë tempin e reformave, me qëllim krijimin e mundësive dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për të gjithë qytetar/t e Ballkanit Per/ndimor”.

Rritje ekonomike, e shoqëruar me krijimin e vendeve të reja të punës, kontribuoi edhe në uljen e varfërisë në rajon. Norma e varfërisë për vitin 2017 parashikohet të jetë 23.6 për qind, që përbën një rënie me një pikë përqindje krahasuar me një vit më pare. Kjo do të thotë se rreth 124,000 njerëz kanë dalë nga varfëria gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive për vendet e Ballkanit Perëndimor, ato vijojnë të jenë ende të ekspozuara ndaj rreziqeve. Pasiguritë e politikave ose ndryshimi i kahut të tyre mund të ngadalësojnë investimet dhe rritjen ekonomike. Sipas raportit, këto rreziqe mund të zbuten nëpërmjet ruajtjes së qëndrueshmërisë fiskale duke përshpejtuar ndërkohë reformat strukturore – si forcimi i financave publike, përmirësimi mjedisit për investime dhe integrim, si dhe progresin me axhendën e anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjendet i djegur në makinë një shqiptar në Athinë, dyshimet e para nga policia
Previous article Prokurori i Amsterdamit deklaratë për mafien shqiptare: Janë në majat e krimit në Holandë

Redaktor2

Postime të ngjashme

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT