• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI/ Banka Qendrore Europiane : Shqiptarët “të cmëndur” pas euros
Home
Ekonomi
Portret

RAPORTI/ Banka Qendrore Europiane : Shqiptarët “të cmëndur” pas euros

27 July, 2018 Sadik.Autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Banka Qendrore Europiane renditi Serbët dhe Shqiptarët si më të pasionuarit në Rajonin e Ballkanit për përdorimin e euros.
Sipas të dhënave që i përkasin vitit 2017, serbët mbajtën në monedhën euro 64.2 për qind të kursimeve të tyre në banka, teksa shqiptarët u renditën të dytët duke mbajtur 43.2 për qind të kursimeve totale në valutën euro.

Euro shihet të jetë më pak dominante në kursimet e maqedonasve (36.6%), boshnjakëve (35.3%) dhe turqve (16.25). Siç shihet nga të dhënat turqit preferojnë më pak përdorimin e euros në rajonin tonë pasi vijojnë të kenë të orientuar pjesën më të madhe të tregtisë dhe shërbimeve në dollarin amerikan.

Edhe pse interesat për kursimet në monedhën e përbashkët janë më të ulta se në monedhën kombëtare, Shqiptarët vijojnë të ruajnë kursimet në euro, tregues i mosbesimit në monedhën kombëtare.

Por sipas të dhënave të BQE euro vijon të jetë prezente në vendet jashtë zonës së euros më shumë në sektorin e tregtisë, importeve dhe eksporteve se sa në kursime dhe depozita. BQE parashikon se prezenca e euros në shërbimet bankare do të vijë në ulje në vijim për shkak të angazhimeve që kanë marrë vendet jashtë BE për të përdorur monedhat e tyre kombëtare.

Shqipëria është bërë pjesë e këtij procesi teksa muajin e kaluar kanë hyrë në fuqi disa masa që inkurajojnë përdorimin e euros nga bankat, pasi Banka e Shqipërisë ka rritur kostot për rezervat dhe euro dhe ka ulur ato për lekun.

Në rang global euro mbeti monedha e dytë më e fuqishme pas dollarit amerikan. Në tremujorin e fundit të 2017 dollari amerikan zuri 62 % të këmbimeve ndërkombëtarë, euro 20 %, valuta kineze renminbi 1.2 % dhe yehni japonez 4.9%./monitor

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kampioni i BOTËS/ Scolari kthehet në stolin e Palmeiras për të tretën herë
Previous article "SITA" E VETINGUT/ Artan Broci përballë KPK-së. Gjyqtari i Tiranës kalon verifikimin e pasurisë: Deklarim i saktë i...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT