• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Raporti/ Banka Botërore, 60% e të punësuarve janë informalë
Home
Nderkombetare

Raporti/ Banka Botërore, 60% e të punësuarve janë informalë

8 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Ekonomia informale vazhdon të jetë ende në nivele të larta për Shqipërinë. Në një raport të publikuar dje nga Banka Botërore, “Rritja ekonomike dhe prosperiteti në Ballkan”, thuhet se 30 deri në 60 për qind e të punësuarve në vend janë informalë.
Banka Botërore shpjegon se shkak i informalitetit të lartë janë pengesat që kompanitë hasin në regjistrimin e tyre dhe taksat e larta të të ardhurave personale. “Në Shqipëri mes 30 dhe 60 për qind e të punësuarve janë informalë. Në Shqipëri, pengesat e mëdha rregullatore mund të kenë dëmtuar rritjen e fortë dhe krijimin e vendeve të punës. Po ashtu, qasja e dobët në shërbimet financiare kufizon akumulimin dhe përdorimin e aseteve financiare nga kompanitë në Shqipëri, dhe ndikon relativisht te kompanitë që sjellin rritjen e shpejtë të punësimit.

Pengesat në regjistrimin e bizneseve dhe taksat e larta të të ardhurave personale dekurajojnë edhe punën në sektorin formal”, thuhet në raport. Banka Botërore thotë se pjesëmarrja në forcën e punës i përket moshës 35-39- vjeçare, një moshë shumë më e re se mesatarja prej 45-49 vjeç që është në vendet europiane. Në raport thuhet se pensionet e parakohshme në Shqipëri zënë 50 për qind të numrit total të pensionistëve.

“Pensionet gjithashtu mund të shërbejnë për të ulur punësimin, sepse ata kanë mbulim të lartë dhe janë shpesh më bujare se përfitimet e papunësisë dhe ndihmë sociale. Pensionimi i parakohshëm është ende i zakonshëm. Në Serbi dhe Shqipëri, për shembull, rreth gjysma e pensionistëve janë nën moshën 65-vjeçare. Shpenzimet për pensionet e parakohshme në Shqipëri zënë afërsisht rreth 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, citohet në raport.

Për sektorin e shëndetësisë Banka Botërore thotë se në spitalet shqiptare, 35% e stafit janë personel jo mjekësor. Në këtë mënyrë, Shqipëria zë vendin e parë në rajon me administratën e spitaleve që nuk kanë formim mjekësor. Banka Botërore këshillon që vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipëria, duhet të ekonomizojë më mirë shpenzimet për shtresat në nevojë të popullsisë.

“Synimi më i mirë do të ishte që të uleshin shpenzimet bruto për të rritur financimet për segmentet e shoqërisë që kanë më shumë nevojë. Në vendet ku shpenzimet shtetërore janë të mëdha, reduktimet do të lehtësonin presionin ndaj llogarive fiskale dhe do të zvogëlonin borxhin”, thuhet në raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptari thikë gruas, i merr makinën dhe… Policia alarmohet, rrethon kopshtin e fëmijëve
Previous article VIDEO/ Rrezikoi jetën për të shpëtuar lepurin, i riu ndaloi makinën dhe hyri në mes të zjarrit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT