Abuzimi seksual i grave dhe vajzave të pambrojtura nga punonjësit ndërkombëtarë të ndihmës është bërë aq e perseritshme dhe ka ndodhur me vite, sipas një raporti qeveritar të Mbretërisë së Bashkuar botuar të martën.
Hetimi nxorri në dritë tregime “të tmerrshme” të abuzimeve seksuale ku punonjësit e ndihmës shfrytëzonin vetë njerëzit për të cilët ata kishin si qëllim ti ndihmonin. Një rast tipik është një vajzë e pastrehë në Haiti, të cilës një punonjës i një organizate joqeveritare e kishte gënjyer duke i dhënë një dollar dhe më pas e kishte përdhunuar.
Raporti vjen pas akuzave historike për keqtrajtim dhe keqpërdorim seksual nga punonjësit e disa OJQ-ve kryesore, përfshirë “Oxfam” dhe “Save the Children”, që u zbuluan për abuzimet e kryera këtë vit .
Këto akuza nxitën Komitetin të fillonte një hetim mbi abuzimin në shkurt.
Individët që njiheshin si “grabitqarë” apo potencialisht të rrezikshëm ishin në gjendje të lëviznin pa u zbuluar nga një organizatë Jo-fitimprurëse në tjetrën, shtoi raporti.
Raportet e shfrytëzimit seksual dhe abuzimit kanë dale në mënyrë të përsëritur nga punonjësit e ndihmës dhe pas kësaj sektori ka reaguar, por pastaj fokusi është zbehur.
Kryetari i komisionit, MP Stephen Twigg, tha për CNN se raporti përcaktoi “një dështimin kolektiv gjatë periudhës së paku 16 vjet nga sektori i ndihmës për të trajtuar shfrytëzimin dhe abuzimin seksual”.
Ai tha se në fakt, organizatat shpesh kishin vënë “reputacionin e tyre përpara grave, fëmijëve dhe viktimave të tjera të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual”.
Katër persona nga personeli nga bamirësia në Mbretërinë e Bashkuar u shkarkuan dhe tre të tjerë, përfshirë drejtorin e atëhershëm të vendit, Roland van Hauwermeiren, dhanë dorëheqjen pas një hetimi të brendshëm mbi akuzat në atë kohë.
Mjaft viktima vuajtën shtatzani të padëshiruara dhe sëmundje të ndryshme si pasojë e abuzimeve seksuale që kanë kaluar.
Përktheu: AlpeNews.al


