• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Raportet Turqi-Kosovë janë ftohur me afrimin e Erdoganit dhe Putinit
Home
Nderkombetare

Raportet Turqi-Kosovë janë ftohur me afrimin e Erdoganit dhe Putinit

6 May, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 6 maj do të qëndrojë në Ankara do të jetë shenjë e konfirmimit të marrëdhënieve të ardhshme politike dhe ekonomike mes dyja vendeve.

Kjo është thënë nga Aleksandra Joksimoviq, nga Qendra për Politikë të Jashtme serbe.

Vuçiqi do të jetë tri ditë në Turqi dhe Rusi, por Joksimoviq ka thënë për Tanjug se vizita e tij do të ndryshojë raportet e Serbisë dhe Turqisë, transmeton lajmi.net.

Ajo thotë se pikëpamjet e Turqisë dhe Rusisë janë të ndryshme në raport me Kosovën, pasi Turqia ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe kjo arsye ka bërë që shpesh në ketë keqkuptime mes shteteve, por qëllimi i vizitave është të forcohen lidhjet.

Edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Srgjan Perishiq, vlerëson para vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiq në Ankara dhe Moskë se marrëdhëniet e mira midis këtyre dy vendeve janë në favor të Serbisë dhe fokus i bisedimeve do të jetë bashkëpunimi ekonomik, por edhe çështja e Kosovës.

Perishiq, për Tanjug vuri në dukje se marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Serbisë dhe Turqisë që nga viti 2016, janë në rritje, kryesisht për shkak se Turqia në atë kohë kishte ndryshuar politikën e saj dhe ka bërë një distancim nga “politika neo-otomane”.

Sipas tij, deklarata e dikurshme e ish-ministrit turk të Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, se “Kosova është Turqi, e Turqia është Kosovë”, sikurse edhe “Bosnja është turke, e Turqia boshnjake”, tani janë me siguri gjëra të së kaluarës.

“Deri tek ky keqkuptim ka ardhur pasi që në maj dhe qershor të vitit 2016 ka pasur ripërtëritje të marrëdhënieve të Turqisë me Rusinë. Kjo ka ndikuar edhe në ndryshimin e politikës së saj karshi Ballkanit. Sikur të mos kishte raporte të mira mes Ankarasë dhe Moskës, s’do të kishte raporte të mira as mes Ankarasë e Beogradit”, ka vlerësuar Perishiq.

Marrëdhëniet e mira mes Rusisë e Turqisë janë në favor të Serbisë, thekson ai, duke shtuar se vizita e presidentit serb në Turqi, e më pas edhe në Rusi, është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë.

Ai shton se në kontekstin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës duhet marrë parasysh edhe faktin se Turqia i ka “ftohur” raportet me Kosovën, e ka ndryshuar politikën sa i përket çështjes së Kosovës.

“Të gjitha këto janë sinjale të mira për pozitën tonë dhe betejën tonë që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë. Ata e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, por po ndjehet ky devijim si rezultat i zhvillimeve gjeopolitike në skenën ndërkombëtare”, ka thënë mes tjerash ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Emily Ratajkowski “çmend” fansat në rrjetet sociale
Previous article SHPERTHIMI NE LUSHNJE/ Policia jep DETAJET, si ndodhi ngjarja. Mjeti ishte parkuar përpara...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT