• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTET E TENSIONUARA SHBA-KINË/ Sekretarja e Thesarit amerikan vizitë zyrtare në Pekin
Home
Botë

RAPORTET E TENSIONUARA SHBA-KINË/ Sekretarja e Thesarit amerikan vizitë zyrtare në Pekin

6 July, 2023 s.autor Botë

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen ka mbërritur në Pekin për një vizitë katër-ditore që synon përmirësimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, megjithëse pritshmëritë nuk janë të larta nga asnjëra palë.

Yellen u prit nga një zyrtar i ministrisë kineze të Financave dhe i dërguari i SHBA-së në Kinë.

Të dy vendet pranojnë se shqetësimet e sigurisë kombëtare kanë lënë në hije lidhjet ekonomike dhe ka dyshime se vizita e Yellen do të lehtësojë ndjeshëm tensionet.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksojnë rëndësinë e dialogut, edhe kur ekzistojnë mosmarrëveshje.

Gjatë vizitës së saj, Yellen planifikon të trajtojë ato që SHBA i konsideron praktika “të padrejta” nga Kina, siç janë veprimet ndëshkuese kundër kompanive amerikane dhe barrierat për aksesin në treg.

Ajo është planifikuar të takohet me kryeministrin e Kinës Li Qiang dhe ish-zyrtarin e ekonomisë Liu He.

Agjencia e lajmeve Reuters citon analistët kinezë të kenë kritikuar SHBA-në për shqetësimet e saj mbi praktikat tregtare të Kinës, duke theksuar nevojën për një qasje të balancuar.

Edhe pse nuk priten përparime të mëdha, zyrtarët amerikanë thonë se Yellen do të provojë të hapë linja të reja komunikimi dhe koordinimi për çështjet ekonomike dhe të theksojë pasojat e ofrimit të ndihmës për Rusinë, diçja që Kina e ka kundërshtuar me vendosmëri.

Udhëtimi i shumëpritur i Yellen vjen disa javë pas një vizite të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, i cili ra dakord me presidentin kinez Xi Jinping se rivaliteti i ndërsjellë nuk duhet të kalojë në konflikt.

Të dyja vizitat shihen si kritike për përmirësimin e komunikimit pasi ushtria amerikane rrëzoi një balonë kineze mbi Shtetet e Bashkuara.

Këto takime vijnë përpara një takimi të mundshëm midis presidentit amerikan Joe Biden dhe Xi në mbledhjen e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor të planifikuar për në nëntor në San Francisko./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Kievi dhe Moska bien dakord për shkëmbimin e 45 të burgosurve
Previous article EMRAT/ Sherr i rëndë në Krujës, 2 persona dhunohen me sende të forta për një gurore

s.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT