-Sipas 44% të të pyeturve, fëmijët shohin materiale pornografike çdo ditë.
-47% e fëmijëve të invervistuar pranojnë që, brenda vitit të fundit, ata janë kontaktuar online nga një individ i panjohur, ku 40% e tyre ishin kontaktuar nga persona të huaj.
-Të dhënat tregojnë se 62% e fëmijëve që kanë akses në internet kanë një kompjuter në dhomën e tyre të gjumit.
-Ngacmimet (bullying), vjedhja e fjalëkalimeve, si dhe shikimi i paqëllimshëm i materialeve pornografike gjatë përdorimit të internetit janë çështje serioze me të cilat përballen fëmijët aktualisht, ku 45% e të pyeturve vunë në dukje se fëmijëve iu duhet të përballen me të tilla çështje çdo ditë.
-68% e fëmijëve si nga zonat rurale ashtu edhe nga ato urbane konfirmojnë ekzistencën e vendndodhjeve, kompjuterave, ose ekraneve që shfaqin materiale pornografike
-32% e fëmijëve të intervistuar konfirmuan që nëse do të lëndoheshin online, më pak të mundshmit për t’iu kërkuar ndihmë do të ishin mësuesit. Kjo pasohej nga policia, ku 27% e fëmijëve nuk e konsiderojnë si një institucion për ndihmë.
CRCA bën thirrje për përmirësime ligjore për të krijuar internet të sigurtë për fëmijët tanë.


